Goditja e Ramës me vezë nga Endri Hasa bën xhiron e botës, EuroNews: Kryeministri shqiptar moment shoku në parlament

Goditja e Edi Ramës me vezë në parlament ka marrë dhenë. Thuajse të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë pasqyruar lajmin.Edhe televizioni ndërkombëtar EuroNews i ka bërë jehonë goditjes së Ramës.

Ja çfarë shkruan EuroNews
Moment shoku në parlament: Kryeministri shqiptar Edi Rama goditet me vezë nga një anëtar i opozitës.
Punonjësit e rendit mundën ta largonin deputetin e Partisë Demokratike Endri Hasa nga foltorja.
Ai u përjashtua nga parlamenti për 10 ditë.
Partia Demokratike tha se, deputetet e opozitës ishin fyer nga fjalët e Ramës. Me goditjen me vezë, Hasa u solidarizua me studentët demonstrues.
Studentët po protestojnë për një reduktim të tarifave të shkollimit që nga fillimi i muajit.
Atyre tani u janë bashkuar grupe të tjera të ndryshme, protestat e të cilave janë të drejtuara në përgjithësi kundër politikës qeveritare.
Demonstruesit denoncojnë, ndër të tjera, varfërinë e shfrenuar dhe çmimet e larta të karburantit.

5 11

1 18

Artikulli paraprak“Tenxherja me presion” ende nuk ka shpërthyer, avokatja: Rama po gabon shumë rëndë me studentët
Artikulli tjetërSkandali me kapjen e drejtësisë/ Ortakja e Ajolës dhe deputetes së PS në krye të KLGJ-së