Basha uron Pashkën Ortodokse: Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të triumfojë mbi çdo dhimbje dhe padrejtësi

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët me rastin e Pashkës Ortodokse përmes një postimi në rrjetet sociale.

URIMI I BASHËS PËR BESIMTARËT:

“Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”

Të dashur besimtarë ortodoksë, nga zemra ju uroj për shumë vjet gëzuar Pashkën, këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!

Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të triumfojë mbi çdo dhimbje dhe padrejtësi.

Nga mot gëzuar!

Artikulli paraprakIntervista e plotë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në emisionin “Inside Albania” të gazetares Alice Taylor
Artikulli tjetërReal Madrid shkëlqen ndaj Cadiz, afrohet edhe më shumë me titullin