Koordinimi i aksionit politik në të gjitha degët e Shqipërisë/ Gjunkshi: Diskutojmë mbi sfidat dhe angazhimin e qytetarëve

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, anëtari i kryesisë së PD, Xhemal Gjunkshi, shprehet se vijon koordinimi i aksionit politik të PD në të gjitha degët e Shqipërisë.

Gjunkshi shprehet se temë e diskutimeve ka qenë problematika e njerëzve dhe angazhimi i tyre.

Më poshtë postimi i plotë:

Vazhdon koordinimi i aksionit politik të Partisë Demokratike në të gjitha degët e Shqipërisë. Sot zhvilluam takim në Njësinë Laprakë e Vjetër. Gjatë takimit diskutuam mbi shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve të njësisë dhe pjesemarrësit diskutuan mbi sfidat aktuale, si dhe për mundësinë mbi angazhimin e tyre politik dhe qytetar për të sjellë ndryshimin në vend, për një të ardhme më të mirë.

Artikulli paraprak“Plaku dhe deti”, Santiago dhe sfida për të kuptuar kohën
Artikulli tjetërVetting zbardh skemën/ Si OSHEE-KESH-OST zhdukën 1.1 mld euro, bilance të padeklaruara dhe borxhe të pashlyera. Dyshime për abuzime