Kalemaj: PS s’ka vullnet politik për votën e emigrantëve. Veliaj bashkëpunëtori i ngushtë politik i Ramës

Politologu Ilir Kalemaj i ftuar në studion e lajmeve në MCN ka komentuar lidhur me vizitën e Ramës në Athinë të parashikuar në 12 maj për të cilin u shpreh se ajo përkon me datën e arrestimit të Fredi Beklerit një vit më parë.

Ai tha se PS nuk ka vullnet politik për votën e diasporës dhe se ky tur i Ramës është thjeshtë vizita të tij turistike. Sipas tij Rama i druhet votës së emigrantëve sepse duke qenë e pandikuar mund të ndikojë në qarqe të caktuara.

“Do nisë një tur nga Greqia për të vijuar me Italinë dhe më pas Gjermani e vende të tjera. Ata e shohin si provikim, nga ana tjetër pse po i bën këto ture Rama kur Klosi tha se nuk kemi më kohë për votën e emigrantëve. PS s’ka vullnet politik për votën e emigrantëve dhe në këtë mënyrë duke mos pasur vullnet politik atëherë pse duhet ky tur me diasporën fillimisht në Athinë, më pas në Itali, Gjermani e Britani. Këto janë vizita për të mobilizuar elektoratin, janë vizita për demagogji apo njëlloj propagande, dhe nuk e di pse Rama e bën këtë tur. Fakt është se Rama apo PS i druhet votës së emigrantëve sepse ajo është një votë që nuk ndikohet as nga patronazhistët apo nga blerja, mendoj se ka një qëllim për të mos e lejuar këtë votë të diasporës sepse mund të jetë në gjendje për të ndikuar në qarqe të caktuara.”

I pyetur pse nuk arriti Rama të përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë në 11 vjet, ai tha se Rama bënë kalkulimet e tij politike dhe deri diku i ka mbajtur marrëdhëniet në mënyrë institucionale.

“Nuk është ideja se Rama është përpjekur shumë, marrëdhëniet me Greqinë kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre. Marrëdhëniet më të këqija Greqia i ka pasur në kohën e Berishës, ndërsa Rama i ka mbajtur deri diku institucionale, por ai bën kalkulimet e tij politike.”

Sa i përket Veliajt, Kalemaj tha se ai është bashkëpunëtori më i ngushtë politik i Ramës.

“Është një çështje që ka prodhuar reagime. Jam ende ndër ata që kam pasur konstant një qëndrim që Veliaj është bashkëpunëtori më i ngushtë i Ramës dhe Veliaj është i nevojshëm për Ramën jo për fluksin që ka në vota por për shkak atë fluksit që ai drejton në kupolën e PS dhe ndërkombëtar që është lidhja e ngushte që ai ka me Soros. Fakti që Veliaj menaxhon buxhetin më të madh në bashki e bëjnë atë një realitet faktik dhe sado që të ndërroj mendje Rama, mendoj se është shumë e parakohshme dhe Rama si një kalkulues i ftohtë politik, është një lojtar i peshave të rënda në këtë drejtim, bën që të jetë i kujdesshëm me Veliaj, pastaj se çfarë pritet të ndodhë pas 6 muaj apo më pas pritet të shihet.”

Artikulli paraprak“Duhen përgatitje për skenarin më të keq”- DW: Sinjale alarmi nga Ballkani! A po përsëritet historia?
Artikulli tjetërMërtiri: Drejtësia ruan shoqërinë nga keqbërja, do shërbejë për të hapur garën për zhvillim