Zjarr në azilin e Poliçanit, vdesin dy të moshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Poliçan, ku dy të moshuar kanë humbur jetën, pasi azili ku ishin strehuar u përfshi nga zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të djeshëm. Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktima të zjarrit kanë ngelur të moshuarit me inicialet T.S, 84 vjeç e M.K., 81 vjeç. Ka dyshime që dy të moshuarit kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë, pas djegies së një batanie.
Pas ngjarjes së rëndë në azilin e pleqve në Poliçan, ku pas një zjarri humbën jetën dy të moshuar, 3 punonjës të qendrës janë pezulluar. Bëhet e ditur se janë pezulluar nga detyra drejtoresha e institucionit, Aurora Doko si dhe dy kujdestare, Vjollca Bakiu dhe Dhurata Karamani. Po ashtu, raportohet se kjo masë do të vijojë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dje rreth orës 06:00 pas një zjarri që ra në ambientet e azilit humbën jetën Tahir Senka, 84 vjeç, banues në fshatin Lybesh, dhe Mustafa Kaceli, 81 vjeç, banues në fshatin Veleshje.

Artikulli paraprakKush është Macron dhe përse po kandidon
Artikulli tjetërKapet shqiptari në Itali me 83 kg drogë dhe laborator në shtëpi