Zjarr në azilin e Poliçanit, vdesin dy të moshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Poliçan, ku dy të moshuar kanë humbur jetën, pasi azili ku ishin strehuar u përfshi nga zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të djeshëm. Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktima të zjarrit kanë ngelur të moshuarit me inicialet T.S, 84 vjeç e M.K., 81 vjeç. Ka dyshime që dy të moshuarit kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë, pas djegies së një batanie.
Pas ngjarjes së rëndë në azilin e pleqve në Poliçan, ku pas një zjarri humbën jetën dy të moshuar, 3 punonjës të qendrës janë pezulluar. Bëhet e ditur se janë pezulluar nga detyra drejtoresha e institucionit, Aurora Doko si dhe dy kujdestare, Vjollca Bakiu dhe Dhurata Karamani. Po ashtu, raportohet se kjo masë do të vijojë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dje rreth orës 06:00 pas një zjarri që ra në ambientet e azilit humbën jetën Tahir Senka, 84 vjeç, banues në fshatin Lybesh, dhe Mustafa Kaceli, 81 vjeç, banues në fshatin Veleshje.

Exit mobile version