Kush është Macron dhe përse po kandidon

Politikani i qendrës, Emmanuel Macron, 39 vjeç, një ish-bankier investimesh, i cili nuk ka mbajtur kurrë një post të zgjedhur, tashmë ka një shans real për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Francës. Ai do të përballet me Marine le Pen në raundin e dytë të 7 majit. Ja çfarë duhet të dini për yllin në ngritje të politikës franceze.

Kush është?
Ish-ministri i prerë dhe pro biznesit, Macron, drejton një lëvizje politike të njohur si “En Marche” (“Në lëvizje”).

Edikimi
Djali i dy doktorëve, Macron është rritur në qytezën Picars të Amiens dhe ka ndjekur shkollën jezuite “La Providence” në vendlidhjen e tij përpara se të transferohej në Paris për t’u diplomuar në shkollën Lycee Henri-IV dhe më pas në Science Po, shkolla politike e biznesit.
Një pianist që ka fituar çmime, ai ka edhe një master në filozofi, gjë që reflektohet më së miri në fjalimet e tij dhe ka qenë asistent i filozofit të famshëm Paul Ricoeur. Njëlloj si presidenti Francois Hollande, ai studioi në ENA, shkolla franceze e shërbyesve të ardhshëm publikë dhe liderëve politikë, duke dalë në listën e 15 më të mirëve të vitit të tij dhe duke kapërcyer figura të famshme që më pas morën role politike në Francë.

Karriera politike
Pasi zuri një post prestigjioz në thesarin francez, ai shërbeu si zëvendësraportues i komisionit për të përmirësuar rritjen franceze të drejtuar nga Jacques Attali, ish-këshilltar i presidentit Mitterrand. Në vitin 2008, Macron u largua nga fusha e shërbimit publik dhe u bashkua me bankën Rothschild, duke u kthyer shpejt në partner dhe duke shitur marrëveshje disa miliona euro ndërmjet Nestle dhe Pfizer, që i ka sjellë një përfitim prej 2 milionë eurosh.
Kur u bashkua me Hollande në Pallatin e Elizesë si sekretar i Përgjithshëm pro biznesit, duke e këshilluar atë për reformat ekonomike, shtypi francez e etiketoi atë si “Moxartin e Elizesë”. Në vitin 2014, Hollande e bëri atë ministrin e Ekonomisë më të ri që në kohën e Valery Giscard d’Estaing, i cili më pas u bë edhe president. Macron dha dorëheqjen verën e kaluar për të formuar partinë e tij. “E kam parë sa i zbrazët është sistemi jonë politik nga brenda. Unë e kundërshtoj këtë sistem”, tha ai gjatë një fjalimi të kohëve të fundit, duke bërë thirrje për “revolucion demokratik”, por pa shpalosur një plan konkret veprimi.

Çfarë beson ai
Macron këmbëngul se nuk është “as i majtë dhe as i djathtë”, por kandidon vetëm për Francën. Në librin e tij “Revolucioni”, të publikuar në nëntor të vitit të kaluar, Macron e përshkruan veten si të majtë, por edhe liberal. Si reformator pro biznesit, ai është i majtë për çështjet sociale, përfshirë edhe lirinë për të praktikuar fenë në një shtet laik, barazinë dhe emigracionin.

Me kë është martuar?
Macron është i martuan me të divorcuarën Brigitte, një trashëgimtare e prodhimit të çokollatave, rreth 24 vite më e re se bashkëshorti i saj, një marrëdhënie që e ka intriguar publikun francez. Çifti u njoh kur ai ishte 15 vjeç dhe ajo ishte Brigitte Trogneux, një nënë e martuar me tre fëmijë dhe mësuesja e tij e frëngjishtes.
Pavarësisht kundërshtimit të prindërve të tij, të cilët e kishin dërguar në Paris, çifti u martua në vitin 2007. Ajo ka tre fëmijë nga martesa e saj e mëparshme dhe shtatë nipër e mbesa. Zj. Macron luan një rol të rëndësishëm përkrah bashkëshortit të saj, duke i ofruar mbështetje dhe ndihmë me fjalimet e tij. Çifti i ka kundërshtuar shpesh dhe me këmbëngulje thashethemet se ai ka marrëdhënie homoseksuale, të njëjtën akuzë që Macron bëri edhe për ish-presidentin Nicolas Sarkozy.

Artikulli paraprakGara e Macron kundër Le Pen
Artikulli tjetërZjarr në azilin e Poliçanit, vdesin dy të moshuar