Thomas Lemar objektivi i Arsenalit

Mesfushori i skuadrës së Monaco-s është vendosur në qendër të vëmendjes nga ana e “Topçinjve” të Londrës. Ekipi nga Principata duket se nuk ka ndërmend të largojë nga radhët e skuadrës futbollistin e talentuar, por pavarësisht rezistencës, klubi anglez ka përgatitur një superofertë për 21-vjeçarin. 63 milionë euro është shuma që Arsenal do të ofrojë për të realizuar transferimin e Thomas Lemar.
Lukaku tek Man.United falë Jose Mourinho. Sulmuesi belg në një intervistë të dhënë është shprehur se është tekniku i “Djajve të Kuq” ai që e bindi të transferohej tek kjo skuadër. 24-vjeçari nuk harron ta falënderojë portugezin për mundësinë që i ka dhënë, duke shtuar se tashmë për të objektivi i radhës është suksesi në Champions League.

Artikulli paraprakLargohet Fatih Terim
Artikulli tjetërInvestimet jashtë, bankat, 2.7 miliardë euro te jorezidentët