“Puçistët” mund të arrestojnë edhe Lubonjën e Zhejin sepse…

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me atë që ai e çuan ‘grushti i shtetit’.

Pasi ka dhënë detaje të reja në lidhje me akuzat e tij ndaj ‘puçistëve’, presidenti Meta është pyetur nga gazetarët në lidhje me arrestimin e Henri Çilit.

Meta shprehet se kushdo që ka probleme me ligjin duhet të përballet me drejtësinë, por sipas tij, nuk është çudi që ‘puçistët’ mund të arrestojnë dhe Fatos Lubonja dhe Artur Zheji u arrestuan se drejtojnë organizatën e Camorrës dhe Ndragetës’.

Zoti Meta, ju dëgjuat për arrestimin e Henri Çilit. Po a është ky ‘peshku i madh’ që flitet?

Meta: Cilido që ka problem me ligjin duhet të përballet me ligjin. Pavarësisht nga situate që jemi.

Por nuk do të habitesha për shkak të alertit të grupit puçist nëse ju do të dëgjoni nesër-më falni që po përmend emrat-se zoti Fatos Lubonja dhe Artur Zheji u arrestuan se drejtojnë organizatën e Camorrës dhe Ndragetës apo se te pallati pranë Presidencës u zbuluan dy persona me koronavirus. Pra, Alerti është për persona që duan të shmangin një çështje shumë të madhe ku është bashkuar çdo qytetar me dinjitet zërin e të cilëve do ta dëgjojë e gjithë bota demokratike.

Artikulli paraprakPresidenti para mediave, fakte të reja mbi grushtin e shtetit
Artikulli tjetërPjesë e pasurisë 5 milion dollarë, baxhanaku i Blushit kandidat për Gjykatën e Lartë