Pjesë e pasurisë 5 milion dollarë, baxhanaku i Blushit kandidat për Gjykatën e Lartë

Nuk është vetëm Ardian Dvorani njeriu që e lidh Ben Blushin me Gjykatën e Lartë. Është edhe baxhanaku i Ben Blushit, bashkëshorti i motrës së Eva Blushit, aksionere e Valtelina shpk, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe. Nëpërmjet Em Capital Group, ku Eva Blushi është aksionere me 30% të kuotave. Një kompani e themeluar në Bullgari nga Eva Blushi, së bashku me dy aksionerë të tjerë, pronarët të kompanisë së inceneratorëve në Shqipëri.

Ervin Pupe dy ditë më parë ka dhënë intervistën për të qënë pjesë e Gjykatës së Lartë. Tashmë Ben Blushi nuk do të ketë një, por dy persona në Gjykatën e Lartë, me shpresën se ai do të jetë fitues.

Por, ashtu sikundër edhe bashkëshortja e Blushit, ai është pjesë e pasurisë 5 milion dollarë. Pasi pallati i ndërtuar tek ish-Stadiumi Dinamo, pas largimit nga jeta të avokatit Brati, trashëgimia ngelet në duart e bashkëshortes dhe fëmijëve, në rast se ai nuk ka bërë ndonjë testament, ku gjithçka t’ia ketë lënë Evës. Ç’ka do të tregonte qartë se skema e 5 milion dollarëve të ndërtimit të pallatit ishte 100% vepër e Blushit, gjë të cilën ai nuk e pranon, por thotë se ka qenë vjehrri dhe të afërmit e tij që e kanë ndërtuar. Në rast se nuk është pasuri që do t’i jepet Eva Blushit dhe Ben Blushit përfitues është edhe Ervin Pupe nëpërmjet bashkëshortes të tij si trashëgimtare.

Nëse i ndjeri nuk ka lënë testament, pjesë e trashëgimisë ngelet edhe Ervin Pupe, baxhanaku i Ben Blushit, nëpërmjet bashkëshortes së tij, ç’ka do të thotë se është edhe ai pjesë e pasurisë 5 milion dollarë. Minimalisht në rast të një ndarje me përpjestim të drejtë të pasurisë, ku Ben Blushi do të kishte thjeshtë dhe vetëm 25% të saj, Pupes i takon një pasuri me vlerë prej gati 1.3 milion dollarë.

Kandidati për anëtar i Gjykatës së Lartë, me një pasuri marramendëse, në qoftë se kjo do të trashëgohet dhe vjehrri i tij nuk e ka lënë në një testament të veçantë gjithçka për dikë tjetër, duke përjashtuar bashkëshorten e tij.

Por, çdo skemë ka vetëm një përfundim. Në rast se ajo pasuri nuk do të përpjestohet, i bie që Ben Blushi tërë investimin e tij për lejen e pallatit, dhënë një ndërtuesi duke ushtruar influencën e tij si politikan dhe gjithçka duke e vendosur në emër të vjehrrit të tij do të na tregonte se Beni qe investitori direkt i saj. Pra një hetim nga SPAK do të zbardhte detajet, ose nëse pasuria do të trashëgohej nga të gjithë pjestarwt e familjes, Beni me gjithë investimin e tij të bërë, do të humbte shumë dhe ajo që do të ngelej do të ishte vetëm një e katërta e pasurisë.

Pra, ngelet për të parë se çfarë do të ndodhë me këtë pasuri, e cila duket se do ta ndjekë nga pas si hije Ben Blushin, si një akuzë për korrupsion. Si një akuzë për fshehje pasurie. Detajet do të vazhdojmë t’i themi në ditët në vijim, por tani pjesë e kësaj pasurie, e cila vlerësohet me shifra marramendëse është me apo pa dëshirën e tij, edhe kandidati për Gjykatën e Lartë, Ervin Pupe, i cili nga vjehrri i tij pritet të trashëgojë një pasuri marramendëse, e krijuar nëpërmjet bashkëpunimit të tij me një ndërtues në Tiranë. Ky i fundit ka akuzuar Ben Blushin si personin që qëndron pas ndërtimit të këtij pallati dhe vjehrri i tij ka qënë thjeshtë dhe vetëm përfaqësues i tij. /BoldNews

Artikulli paraprak“Puçistët” mund të arrestojnë edhe Lubonjën e Zhejin sepse…
Artikulli tjetërZbulohet skandali! Bebe Rexhës nuk i japin leje për rindërtimin e dy shtëpive të shembura ng tërmeti