Presidenti para mediave, fakte të reja mbi grushtin e shtetit

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë shtypi për të dhënë fakte të reja mbi grushtin e shtetit:

Presidenti ka publikuar sot disa mashtrime që janë bërë nga ana e parlamentit të Shqipërisë për konsultimet që ky i fundit pretendon se i kishte bërë për ligje dhe akte e në fakt nuk i ka bërë, lidhur me  Gjykatën Kushtetuese.

Meta ka cituar disa institucione, duke filluar nga Komiteti Shqiptar i  Helsinkit deri tek Këshilli i Lartë Gjyqësor, që kanë thënë se nuk u është kërkuar mendim.

Po ashtu, KLP ka thënë se nuk rezuton të jetë kërkuar mendim nga Kuvendi. Prapë, tha Meta, një gënjshetër tjetër.

Qëndra Respublica thotë se nuk ka marrë pjesë në konsultim dhe nuk ka dërguar asnjë opinion lidhru em draftin, një gënjeshtër tjetër kjo nga ana e Kuvendit, që thotë të kundërtën.

Edhe Fondacioni Soros po ashtu.

Pra, Komisioni i Ligjeve, në raportin që i ka servirur seancës plenare, i ka paraqitur një raport të gënjeshtërt Komisionit të Venecias.

“Ky sekt kriminal është krijuar për të krijuar përshtypjen e gënjeshtërt në publik se për krijimin e organeve kushtetuese ka marrë mendimin e institucioneve,” theksoi Meta.

Në një postim tjetër dje në Facebook, Presidenti shkruante se çdo qytetar i vendit tonë duhet të kuptojë se kriza e tmerrshme institucionale, ekonomike e shoqërore, si dhe rritja e pasigurisë për të ardhmen, buron nga mungesa e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri për domosdoshmërinë e mbrojtjes së Kushtetutës nga politikanët që për më shumë pushtet i venë kazmën themeleve të shtetit, si përmes ndërhyrjeve të nxituara dhe jo transparente, ashtu edhe përmes bërjes së ligjeve anti-kushtetuese që minojnë sundimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor, siç është bërë traditë sidomos në vitet e fundit.

Për Presidentin, është koha që sovrani të thotë fjalën e tij ndaj këtyre puçistëve që nxjerrin ligje për të shkelur dhe dhunuar Kushtetutën e Republikës.

“Është koha të shpëtojmë shtetin e të gjithë shqiptarëve nga pengmarrësit e pushtetit! Ndaj në 2 mars zëri juaj duhet të dëgjohet si asnjëherë tjetër” theksonte Meta në postimin e tij në FB.

Më 2 mars, presidenti Ilir Meta ka ftuar popullin që ti bashkohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të krijuar atë që ai e ka konsideruar si “Besëlidhja kundër grushtit të shtetit”.

Artikulli paraprakThellohet kriza te Milan, e konfirmon drejtori…
Artikulli tjetër“Puçistët” mund të arrestojnë edhe Lubonjën e Zhejin sepse…