Kosovë, MF-ja dhe KfW-ja dakordohen për realizimin e projekteve të përbashkëta

Ministria e Financave ka mbajtur dje takimin e portofolios me KfW-në, të cilin e udhëhoqi zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi. Në takim morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve përfituese dhe përfaqësuesit e KfW-së. Gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe sigurimin që obligimet ndaj kreditorëve po përmbushen plotësisht dhe në kohën e caktuar, duke u bazuar në marrëveshjet e arritura nga palët përkatëse. Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi gjatë fjalës së tij e përshëndeti dhe e falënderoi qeverinë gjermane që përmes ndihmës së KfW-së ka ndihmuar në realizimin e projekteve të rëndësishme siç është projekti i Ngrohtores së Prishtinës dhe së fundi projekti me fabrikat e ujit në Badovc dhe Shkabaj, projekte të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në mirëqenien e qytetarit të Kosovës. Vetëm bashkëpunimi i mirë dhe i sinqertë ndërmjet dy qeverive ka mundësuar një implementim të tillë të projekteve dhe për këtë kemi edhe rezultatet e prekshme. Zëvendësministri Krasniqi gjithashtu tha se ne do të vazhdojmë me projektet e ardhshme dhe me bashkëpunimin tonë për t’i bërë edhe këto projekte po aq të suksesshme. Prandaj, ftoi të gjitha institucionet përfituese që të jenë realiste në vlerësimin e sfidave në realizimin e projekteve.

Artikulli paraprakMziu takim me kryetarin e Komunës Castenaso, firmos marrëveshjen me kompaninë “Balcan Investment”
Artikulli tjetërMetalurgët ultimatum Ramës: Na miratoni urgjent statusin dhe moshën e pensionit