Iraku nis ofensivën për të rimarrë qytetin Havija nga IS-i

Iraku ka nisur një ofensivë për të dëbuar militantët e Shtetit Islamik (IS) nga Havija, një nga dy zonat e fundit në këtë vend që kanë mbetur nën kontrollin e xhihadistëve.
Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se ofensiva në qytetin Havija, i cili ndodhet 220 kilometra në veri të Bagdadit, ka nisur në agim.
Një koalicion shumëkombësh, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, është duke ofruar mbështetje me sulme ajrore.
Qyteti Havija ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik në qershor të vitit 2014, kur grupi militant ka pushtuar territore të mëdha në veri dhe perëndim të Irakut dhe ka shpallur të ashtuquajturin “kalifat”.
Operacioni për rikthimin e tij ka nisur vetëm dy ditë pasi trupat kanë hyrë në bastionin tjetër të Shtetit Islami në Irak – në shkretëtirën perëndimore, pranë kufirit me Sirinë.

Artikulli paraprakKoncesioni i ri i Ramës për të rrjepur shqiptarët me pullën e barnave, nga 6 lekë në 31 mijë lekë
Artikulli tjetërTurqia, Irani dhe Iraku kundërshtojnë referendumin kurd