Haradinaj: Nuk ka ekstradim të Babales pa kaluar të gjitha etapat ligjore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur gjatë vizitës së tij në Tiranë për mundësinë e ekstradimit nga Kosova të Albert Veliut i njohur si Babalja, i cili shfaqet në audio përgjimin e pretenduar ndaj vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj. Haradinaj tha se, pa kaluar të gjitha etapat ligjore nuk ka ekstradim të Albert Veliut.
“Në Kosovë pushtetet janë të ndara. Politika ndërhyn pasi merr vendim drejtësia”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai theksoi se kjo çështje mund të diskutohet kur një vendim i mundshëm për ekstradimin e “Babales “të vijë te Ministria e Drejtësisë.
Ramush Haradinaj tha se, “pa kaluar të gjitha etapat ligjore nuk ka ekstradim të Albert Veliut. Politika ndërhyn pasi merr vendim drejtësia”, tha ai.
“Deportimi i gylenistëve ka qenë një mësim për të respektuar të gjitha procedurat ligjore të Kosovës kur bie fjala tek ekstradimet”, shtoi Haradinaj.
Ndërsa ishte në UET, Haradinaj kishte një këshillë edhe për shërbimet e inteligjencës në Kosovë dhe Shqipëri.
“Duhet të merren me fushatën kundër ardhjes së kosovarëve në Shqipëri”, tha ai.
Sipas tij, kjo është diçka e orkestruar, me qëllim pengimin e ardhjes së kosovarëve në Shqipëri.

babale 13

Artikulli paraprak200 mijë lekë për një provim në Fakultetin e Infermierisë
Artikulli tjetërMakina 132 mijë euro e Ardi Veliut, aktivisti: 90 fëmijë lihen pa ushqim që të bredhë drejtori!