200 mijë lekë për një provim në Fakultetin e Infermierisë

Një infermier i Spitalit të Korçës është arrestuar nga policia lokale nën akuzën se premtonte marrjen e provimeve pranë Fakultetit të Infermierisë, kundrejt përfitimit monetar.
Policia bëri të mundur arrestimin e Alku Gjalli, 31 vjeç, banues në fshatin Vinçan (me detyrë infermier pranë Spitalit të Korçës).
Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim numër 339 datë 16.10.2018, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.
Po vijon puna për dokumentimin e plotë të saj. Materialet hetimore për ndjekje të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

29695353 215013262567198 4616422291094275675 n e1539711035864

Artikulli paraprakSonja Biserko zbulon prapaskenat: Vuçiç filloi bisedimet me Ramën para dy vitesh në Nish për ndarjen e Kosovës
Artikulli tjetërHaradinaj: Nuk ka ekstradim të Babales pa kaluar të gjitha etapat ligjore