Makina 132 mijë euro e Ardi Veliut, aktivisti: 90 fëmijë lihen pa ushqim që të bredhë drejtori!

Ditën e sotme drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është paraqituir në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar mbi pretendimin e Fredi Alizotit se e kishte marrë në makinë dhe i kishte ofruar para për të thënë se, ai kishte luajtur rolin e Agron Xhafajt te videoja me Albert Veliun.
Por veç kësaj ajo që i ka bërë përshtypje avokatit dhe aktivistit të shoqërisë civile, Altin Hazizaj, është makina e shtrenjtë me të cilën është paraqitur në prokurori Ardi Veliu.
Më anë të një postimi në rrejtet sociale, Hazizaj shkruan se, makina është Range Rover Vogue dhe çmimi minimal i blerjes është 132,000 Euro, ndërkohë që konsumi i naftës është të paktën 12L / 100km, kosto këto që i paguajmë ne.
Më tej ai shkruan se sa për reference, një qender sociale ditore që kujdeset për 20-30 fëmije gjatë vitit kërkon rreth 50 mijë Euro, pra të paktën 90 fëmijë të lënë pa kujdes dhe pa ushqim për 1 vit që Drejtori i Policisë të bredhe me makinë milionerësh!
Postimi i plotë
Anglezet thone: djalli qendron tek detaji!
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit sot ne Prokurorine e Krimeve te Renda! Detaji qendron tek makina (po e injoroj ecjen i gufuar si gjel). Makina eshte Range Rover Vogue! Çmimi minimal i blerjes eshte 132,000 Euro! Konsumi i naftes eshte te pakten 12L / 100km! Keto kosto i paguajme ne!
Ne Britani as Kryeministri nuk guxon te mbaje Range Rover Vogue sepse konsiderohet makine milioneresh (qe me humor anglezet e quajne Chelsea tractor)! Vetem familja mbreterore perdor Range! Po ne jemi aq te pasur sa pse jo mos i japim nje sherbetori publik nje makine te tille!
Sa per reference, nje qender sociale ditore qe kujdeset per 20-30 femije gjate vitit kerkon rreth 50 mije Euro! Pra te pakten 90 femije te lene pa kujdes dhe pa ushqim per 1 vit qe Drejtori i Policise te bredhe me makine milioneresh! Menaxhim fantastik i fondeve publike! Tani le te shpresojme qe do te luftoje kunder krimit te organizuar….

Artikulli paraprakHaradinaj: Nuk ka ekstradim të Babales pa kaluar të gjitha etapat ligjore
Artikulli tjetërQeveria e Mark Frokut në epokën e Mark Zuckerberg