Denoncimi i Berishës: Mungojnë 64 milion dollarë nga tatim-fitimi dhe taksat doganore për periudhën 5 mujore

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar mungesën e 64 milion dollarëve nga të ardhurat totale për periudhën 5 mujore janar-maj 2018. Denoncimi është bërë pas një mesazhi që ish-Kryeministri ka marrë nga një ekomnomist, i cili e informon me të dhëna konkrete rreth mos-realizimeve të të ardhurave përsa i përket, tatim-fitimit, TVSH-së, akcizës, taksave doganore etj.
Postimi i Berishës në Facebook
Ekonomia, edhe sipas treguesve zyrtar te fallsifikuar, ne renie te pergjithshme!
Lexoni mesazhin e ekonomistit dixhital. sb
“Pershendetje Doktor!
Bazuar ne te dhenat paraprake (jo perfundimtare, pasi perfundimtaret dhe me info shume me te zgjeruar dalin pas disa ditesh), verehet se per periudhen 5-mujore janar-maj 2018:
1. Te ardhurat totale mungojne me 64 milione dollare (-3.5% krahasuar me planifikimin 5-mujor).
2. Te ardhurat nga tatimet&doganat mungojne me 57 mln dollare (-4.5% krahasuar me planin). Me ne detaje sipas zerave:
A) TVSH rezulton -28 mln dollare (-4.8%).
B) tatim fitimi rezulton -10 mln dollare (-6.4%).
C) akzizat rezultojne -7 mln dollare (-4.2%).
D) TAP rezulton -10 mln dollare (-6.9%).
E) taksat doganore rezultojne -1.5 mln dollare (-6.1%).
3. Te ardhurat jo-tatimore rezultojne -15 milione dollare (-12.7%).
4. Kompensimi per ish te perndjekurit politike rezulton te jete 29% e planin 5-mujor, jane paguar veten 2.2 mln dollare nga 7.6 qe ishte planifikimi.
5. Investimet publike (ndonese jane me ritme me te larta ne prill dhe maj 2018) perseri jane me mosrealizim krahasuar me planifikimin 5-mujor (si pasoje e mosrealizimit te investimeve me financim te huaj). Mosrealizimi eshte 15 mln dollare (-5.8%)”.

Artikulli paraprakShpërthen Adi Krasta: Këta janë të çmendur, pas Teatrit radhën e ka Muzeu Kombëtar e Galeria Kombëtare
Artikulli tjetërSkandali Lame për votat/ Zbardhen bisedat: Kush është Anila?! Mos ma sillni në majë të hundës se…