Skandali Lame për votat/ Zbardhen bisedat: Kush është Anila?! Mos ma sillni në majë të hundës se…

Në një audio-përgjim të publikuar në ‘Fax News’, Kreu i ALUIZN-it Artan Lame dëgjohet t’u thotë vartësve të tij se deputetët dhe ministrat kërkojnë ndihmën e tyre për zgjedhjet e Qershorit.
Në këtë audio-përgjim, i realizuar para zgjedhjeve të qershorit 2017, Lame u thotë vartësve të tij, të cilët janë propozuar nga ministra dhe deputetë, se do të largohen nga puna dhe se është i detyruar t’u thotë atyre (ministrave dhe deputetëve) që X apo Y do të iki dhe se vendi është i joti, më sill një tjetër.
Gjatë audipëgjimit, Lame dëgjohet që t’i thotë një vajze me emrin Anila se ajo është aty nga një mikeshë e përbashkët e tyre.
Audipërgjimi i zbardhur i plotë:
Për fatin tim të keq dhe tuajin të mire, drejtoresha është e prirur është që të thojë se çfarë funksionon mirë dhe t’ju mbrojë sesa të nxjerri realisht problemet që ju keni. Por nuk mund të vazhdojë kjo histori gjithmonë kështu.
Drejtoria juaj është pothuajse e sistemuar, por me Klodianën dhe Stelën që e kam filluar që në fillim këtë histori vazhdoj të bëj të njëjtat vërejtje për situatën e llafeve. Që në fillim e mbaj mend këtë histori. Drejtore e lamë poshtë me dy drejtoritë e tjera që me datë 12-apo 13 maj, pas rreth një muaj do të jemi përsëri këtu për të parë se çfarë ka ndryshuar nëse informacionet e mia do të vazhdojnë që të vijnë problematike, këto njerëz duhet të kuptojnë që duhet të lëvizin vetë.
E njëjta histori është për një pjesë të njerëzve këtu që janë sjellë nëpërmjet të tretëve. Ka shumë njerëz, veçanërisht njerëzit e terrenit, që kanë ardhur thjeshtë falë aftësive të tyre për të çarë dhe aftësive profesionale, ka të tjerë që e kanë pasur rrugën me të lehtë sepse ka qenë dikush që i ka propozuar.

Propozimi dhe mbështetja e tyre mbaron në momentin që i kanë sjellë këtu në punë. Nga ai moment nuk ka parti, nuk ka mik, nuk ka deputet që i shpëton nga puna. Për më tepër i kam thënë, në shumë raste që janë larguar njerëz të tillë, ministrit apo deputetit përkatës, vendi është i joti ky, do të iki më sill një tjetër. Por X apo Y do të iki. Kjo është e njëjta gjë që shërben dhe për punonjësit e ri dhe për rinovimin e kontratave.
Artan: Genti?
Genti: Këtu!
Artan: Genti ku je mo burrë
Artan: Histori jonë shpresoj që të ndryshojë
Genti: Mund të marrësh opinionin
Artan: Ta mbaroj unë një herë, shpresoj thash që të ndryshojë, mos kërko më shumë
Artan: Albioni?
Albioni: Këtu
Artan: E njëjta gjë vlen edhe për ty, vlen për ty jo si Genti, si zonja. Të lutem pas një muaj nuk dua të dëgjoja llafe të tjera. Gjëja e parë që ka të bëjë me çështjen e llafeve ka të bëjë me një gjë shumë të thjeshtë: Bëni punën tuaj dhe mos u merrni me atë se çfarë bën tjetri dhe çfarë s’bën tjetri.

Për fatin e mirë, për fatin e mirë të punëdhënësit dhe jo tuajin, në Shqipëri nuk ka Sindikata. Kështu që asnjëri nga ju nuk ka pse merr rolin e sindikalistitit që të mbrojë dhe të thojë se çfarë duhet të bëni dhe çfarë s’duhet të bëni. Pse e bën këtë punë punë dhe pse nuk e bën këtë punë, pse merresh me atë, pse del të shtunën, pse po ta fusin për këtë punë e pse po ta nxjerrin për atë punë. Bëni secili punën e vet sepse është e vetmja mënyrë që të rrini këtu. Unë drejtoresha, shefat e sektorit që janë këtu. Më thoni cili shef sektori që ka ardhur këtu ka ardhur se ka futur mik drejtoreshën ose mua, kanë ardhur vetëm se kanë carë vet. Edhe Ergysi, kush është Ergysi, edhe ti që po bëhesh shef sektori, thjeshtë po vjen prej vetes dhe prej asnjë njohje tjetër. Kuptoheni që ju mban këtu vetëm puna juaja asnjë gjë tjetër. Mblidheni mendjen për këtë.
Nëse drejtoresha nuk ka gjë tjetër! Sindikatë nuk kemi akoma, nuk ka ndonjë që të mbrojë interesat e të gjithëve.
Drejtoresha: Jo jo
Keni parasysh që në mes të Majit do të shihemi po me shpresë që të dal unë i zhgënjyer dhe të më ketë ardhur në majë të hundës dhe mos të ketë drejtoreshë në botë që të mbrojë asnjërin.
Punë të mbarë të gjithëve dhe Mirupafshim.

lame

Artikulli paraprakDenoncimi i Berishës: Mungojnë 64 milion dollarë nga tatim-fitimi dhe taksat doganore për periudhën 5 mujore
Artikulli tjetërTeatri Kombëtar, Teatri i Kullave dhe Teatri i Kukullave