Yuri Kim: Ka raportime për shit-blerje votash, të ndërmerren veprime ndaj partive

Me rastin e 110-vjetorit të themelimit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, u mbajt këtë të mërkurë në Tiranë, konferenca ndërkombëtare e nivelit të lartë “Praktikat gjyqësore të Gjykatave të Larta, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”, e organizuar me mbështetjen e BE-së dhe Këshillit të Evropës.

Në takim ishte e pranishme dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila në përfundim të takimit zgjodhi të jepte një mesazh për votuesit shqiptarë dhe partitë politike.

Kim nënvizoi se ka raportime për shit-blerje votash dhe nxiti ndërmarrjen e veprimve ndaj partive që kryejnë akte të tilla.

“Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritetet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, tha Kim.

Artikulli paraprakKandidatja e PD për Fierin, Eriselda Çelaj, takim në lagjen 1 Maj, ne Fier: Fieri voton Partine Demokratike!
Artikulli tjetërBejko takim me operatorë turistikë: Do zerojmë taksat për bujtinat 5 vitet e ardhshme.