Transporti, ushqimet, qiraja e lëndët djegëse më të shtrenjtat gjatë marsit

Muaji mars ka shënuar një tjetër rritje të çmimeve ku dominoi transporti, ushqimet dhe shërbime të ndryshme. Kështu raporton Instituti i Statistikave, sipas të cilit rritja e përgjithshme ishte 2.1% duke kaluar edhe parashikimin e bërë nga Banka e Shqipërisë. Ndryshe nga muaji shkurt, gjatë marsit u ulën çmimet për mobiljet, elektroshtëpiaket dhe mirëmbajtja. Vijon të jetë e lartë rritja e përgjithshme e çmimeve dhe për muajin mars sipas INSTAT ishte 2.1%, duke kaluar kështu edhe projeksionin e Bankës së Shqipërisë me 2%. Rritja e çmimeve ka vijuar për ushqimet dhe pijet alkoolike me 3.3%, por gjatë marsit sipas INSTAT rritja më e madhe është vënë re për grupin e transportit me 3.8% dhe mallrat dhe shërbime të ndryshme me 3.4%. Brenda grupit të ushqimeve janë rritur çmimet për zarzavatet përfshirë edhe patatet, si edhe sheqeri, qumështi, djathi, veza dhe frutat. Ndërsa janë ulur çmimet për peshkun dhe vajrat. Muaji mars krahasuar me muajin shkurt vëren rritje të çmimeve në transport, ushqime, qira, lëndë djegëse dhe energji. Në mars ndryshe nga shkurti janë ulur çmimet për mobilje, pajisje elektroshtëpiake dhe mirëmbajtje.

Artikulli paraprakFinancimi i terrorizmit, BSH ndryshon rregulloren për bankat
Artikulli tjetërÇmimi i sigurimit të mjetit, karteli do të vazhdojë edhe këtë vit