Totenham e United në çerekfinale

Tottenham dhe Manchester United janë dy prej skuadrave të kualifikuara në çerekfinalet e FA Cup. Për “Djajtë e Kuq” ishte i zakonshmi Ibrahimoviç ai që mendoi t’i dhuronte skuadrës kualifikimin.
Me Mourinho-n që përdori rotacionin, Blackburn Rovers fshiu diferencën e dy kategorive më poshtë, madje kaloi në avantazh me perlën e Graham. Megjithatë, Rashford riktheu ekuilibrin në rezultat, ndërsa goli i fitores së Manchester United erdhi pas kombinimit të dyshes së yjeve Pogba-Ibrahimoviç, me suedezin që ishte sërish vendimtar pas suksesit në Europa League. Tashmë “Djajtë e Kuq” do të kenë përballë Chelsea-n.
Mes tetë më të mirave të FA Cup edhe Tottenhami, që fitoi 3-0 në fushën e Fulham me Harry Kane protagonist absolut. Ylli i sulmit zhbllokoi ndeshjen në të 16-ën, ndërsa dyfishoi shifrat kur kronometri tregonte 51 minuta lojë. Me trajnerin Pochettino që e vlerësoi maksimalisht turneun, Harry Kane realizoi edhe golin e tretë në të 73-ën, me “Spurs” që në çerekfinale do të kenë përballë Millëall-in.

Artikulli paraprakLeipzig kthehet te fitorja, Schalke ndalet në Këln
Artikulli tjetërAmbasadori italian në çadrën e lirisë: Kauza e juaj e drejtë