“Shqipërinë e braktisa pse nuk isha i sigurt”

Një i ri shqiptar ka treguar jetën dhe përvojën e tij në Francë si dhe largimin nga Shqipëria, pasi nuk ndjehej i sigurtë në vendin e tij. Emigranti shqiptar i quajtur Adnan Sada 20 vjeç, i cili jeton në Brécey ka rrëfyer për median franceze peripecitë që ka kaluar për të mbërritur në Francë.
Ai tregon se ka arritur në Avranches më 6 shtator 2014, ndërsa ishte larguar nga Shqipëria, pasi i kishte vdekur babai dhe nuk ishte i sigurtë në Shqipëri. I mbetur vetëm me gjyshërit e tij, ai ka punuar që në moshën 8-vjeçare.
“Nuk isha i sigurt në Shqipëri. Ne erdhëm nga Milano në Paris, dhe pastaj në Avranches”, tregon 20-vjeçari. Atij i është dhënë mundësia që të punojë në një restorant të mirë të njohur si L’As Gourmand.
Gjithashtu prej 26 shtatorit të vitit 2016, ai është në shërbimin e CAP, në vitin e dytë të mësimit alternativ për mësimin e gjuhës franceze. Vitin e kaluar, ai mori mësime franceze në qendrën sociale të Brécey dhe e mësoi shumë mirë.
Adnan Sada thotë se, Franca është një vend i bukur, ndërsa Normandia sipas tij është një rajon shumë i qetë. I riu rrëfen se ka futur dokumentet dhe se shpreson që leja e qëndrimit të tij të rinovohet.

Artikulli paraprakQyteti i Gjirokastrës u trondit mëngjesin e djeshëm nga një vrasje e dyfishtë. Ishte ora 07:25 minuta, kur dy bashkëshortët, Afërdita dhe Aleko Kosta, përkatësisht 49 vjeç dhe 66 vjeç u ekzekutuan me armë në banesën e tyre. Krimi makabër ndodhi në shtëpinë e tyre, në lagjen “Palorto”. Burrë e grua u vranë me arme zjarri nga fqinji i tyre, Apostol Kosta, i cili më pas tentoi të vriste veten. Autori ka hyrë në banesën e çiftit dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre, ndërsa pasi është siguruar që i ka vrarë ka qëlluar edhe veten, duke marrë plagë të rënda. Ai qëlloi mbi çiftin me breshëri kallashnikovi në sytë e djalit 19-vjeçar të viktimave. Menjëherë pas ngjarjes, policia njoftoi se vrasja ndodhi në lagjen “Palorto”. Zyrtarisht policia dyshon se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie.. Shkak për të ndërmarrë këtë akt të rëndë është bërë një gjyq i fituar nga çifti Kosta për një konflikt pronësie që kishin pasur me Apostolin, i cili rezulton të jetë edhe kushëri me viktimën. Pra bëhet fjalë për murin rrethues që ndante dy banesat e kushërinjve që ishin edhe fqinj. Një mur afro 4 metra i gjatë që çifi që u ekzekutua dje e kishte fituar me gjyq të hënën e kësaj jave. Në qytet, Afërdita njihej si një mësuese e nderuar, ndërsa Aleko, ishte më i njohur, për shkak edhe të profesionit si saksofonist. 49-vjeçarja ishte mësuese filloreje, nënë e një djali 19-vjeçar, i cili ndodhej në shtëpi kur ndodhi ngjarja e rëndë. Djalin, ajo e kishte nga një martesë e mëparshme. 19-vjeçari është student infermierie në qytetin e Gjirokastrës. Dhimbjen dhe traumatizimin e kanë ndjerë më së shumti nxënësit e klasës së katërt të shkollës ‘Koto Hoxhi’, të cilët mësuese Afërdita Kosta i kishte marrë që prej klasës së parë. Pak pas ngjarjes nxënësit janë shoqëruar për në shtëpi nga prindërit duke mos zhvilluar mësim për ditën e sotme pasi mësuesja e tyre prej katër vitesh ishte viktimë e një ngjarje të rëndë. Me 61-vjeçarin Aleko, mësuese Afërdita kishte rreth 5 vjet martesë. Ata kishin një marrëdhënie të veçantë, të cilën do ta rrëfenin edhe në emisionin “Ka një mesazh për ty”, tek “E Diela Shqiptare” një vit më parë. Vetë Aleko ndante një pasion dhe talent të veçantë për saksofonin. Sa i përket autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë, Apostol Kosta, ai është djali i xhaxhit të Alekos dhe punonte si shofer në spitalin e Gjirokastrës. Ai ndodhet momentalisht në Reanimacion, jashtë rrezikut për jetën. Vrasja e çiftit Kosta erdhi për shkak të një muri rrethues që ndodhej në shtëpinë e tyre.
Artikulli tjetërIsh-nëdrejtori mbetet në burg, Gjykata rrëzon kërkesën për lirim