Jupi: Një regjim më pak nëse bie Erjon Veliaj

Në një postim në rrjetin e saj social facebook, anëtarja e kryesisë së PD, Taulanda Jupi, shkruan se nëse bie Erjon Veliaj kemi një regjim më pak.

“Fundi i pandëshkueshmërisë dhe barazia përpara organeve të drejtësisë për të ndërtuar shtetin e së drejtës ku gjithkush është i barabartë para ligjit.” – shkruan Jupi.

Më poshtë postimi i plotë:

Mbështetje SPAK për hetimin dhe zbardhjen e aferave korruptive në Bashkinë e Tiranës , mbeshtetje SPAK për hetimin ndaj kujtdo që ka abuzuar me fondet publike, që abuzon me pushtetin që i jep besimi dhe vota e qytetarëve.

Fundi i pandëshkueshmërisë dhe barazia përpara organeve të drejtësisë për të ndërtuar shtetin e së drejtës ku gjithkush është i barabartë para ligjit.

Artikulli paraprakErjon Veliaj mbërrin në SPAK
Artikulli tjetërPDSH-ja e vendosur për finalizimin e kauzave të saj!