Ish-nëdrejtori mbetet në burg, Gjykata rrëzon kërkesën për lirim

Gjykata e Lartë ka lënë në burg ish-kreun e Burgjeve Artur Zoto, duke mos pranuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Zoto qëndron në qeli prej më shumë se 7 muaj, pasi u vu në hetim nga Prokuroria për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në lidhje me disa tendera që janë bërë në këtë institucion gjatë kohës që drejtohej prej tij.
Aktualisht Zoto po gjykohet tek Krimet e Rënda dhe në procesin ndaj tij janë ftuar të dëshmojë dhe ish-vartësi i Zotos, Iliaz Labi, i cili është po ashtu i pandehur, por në gjendje të lirë.
Labi ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë në këtë proces, ndërsa pas deklarimeve të tij për korrupsion në tenderat e ushqimeve u prangos më pas dhe eprori i tij në atë kohë Artur Zoto. Por ndërkohë çështja e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda vazhdon të shtyhet për mungesë të përfaqësuesve të akuzës dhe të mbrojtjes.
Vetë Zoto gjatë dëshmive të dhëna në Prokurori ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzën që i bëhej, madje ai ka thëne se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me ish-vartësin e tij me të cilin madje nuk komunikonte që prej tre vjetësh.

 

Artikulli paraprak“Shqipërinë e braktisa pse nuk isha i sigurt”
Artikulli tjetërAfera CEZ-DIA, dënohet me 11 vite burg Kastriot Ismailaj