Kërkesat e Rithemelimit favorizojnë PS-në, propozimi i PD-së për zgjedhoren i vetmi që ka vlerë

Nga Endri Tafani

I vetmi propozim konkret që ka vlera me këtë sistem zgjedhor që kemi është ai i PD zyrtare që Shqipëria të jetë vetëm një rajon elektoral.
Sistemi proporcional nuk ka kuptim të aplikohet me rajone. Është bërë i tillë për të krijuar disavantazhe për partitë më të vogla dhe partitë e reja.
Në zgjedhjet e fundit LSI në 2021 mori 107.000 vota dhe vetëm 4 deputetë.
PD mori 622. 000 vota dhe 59 deputetë pra 6 herë më shumë vota se LSI por ama 15 herë më shumë deputetë.
PS mori 768.000 vota dhe 74 deputete, pra 7 herë më shumë vota se LSI por ama 18.5 herë më shumë deputetë.
Me mbi 10.000 vota një parti e re si Nisma Thurrje ishte në prag të marrjes së një deputeti nëse sistemi do ishte vetëm me një rajon kombëtar, kurse me sistemin aktual nuk kishte asnjë shans.
Me përçarjen më të fundit që ka ndodhur në PD, nëse vazhdohet kështu në 2025 do ketë akoma më shumë humbje votash në opozitë ndërkohë që PS si parti e madhe monolitike do jetë më e favorizuara nga ky sistem zgjedhor rajonal.
Ta themi troç.. Lufta për të lejuar koalicionet në zgjedhje thjesht tregon faktin që partitë e opozitës nuk ia kanë besimin njëra tjetrës për renditjen e kandidatëve në lista. Kjo sepse askush nuk e pengon opozitën të futet në zgjedhje siç u fut në zgjedhjet lokale, por problemi i heresit elektoral që më shumë gjasa do vazhdojë të qëndrojë në Kod Zgjedhor e vështirëson garën për kandidatët që nuk janë në fillim të listës.
E parë në këtë këndvështrim lufta për aleancat dhe jo për kthimin e gjithë Shqipërise në një rajon të vetëm proporcional ku jo vetëm përfitojnë partitë më të vogla dhe ato të reja, por i hiqet avantazhi elektoral rajonal PS si Partia më e madhe monolite, tregon minimumi mungesë vizioni politik e strategjik nga një pjesë e mirë e opozitës.

Artikulli paraprakRAI 3 fiku me një pikë ujë entuziazmin e Revolucionit
Artikulli tjetërMasakra e Srebrenicës, mund të njihet si gjenocid nga Kombet e Bashkuara pas gati 30 vitesh! Propozim-rezulotua nxeh Vuçiçin e Dodikun