“Sulmet e Metës i rrisin pikët Bashës”/ Muça: Berisha nisi djegien e mandateve

I ftuar në ‘Euronews Albania’, gazetari Flogert Muça u shpreh se sulmet e Metës ndaj Bashës vetëm se i rrisin pikët këtij të fundit.
Më tej Muça ka përmendur edhe atë se ishte Berisha dhe mbështetësit e tij ata që iniciuan dhe folën të parër për djegien e mandateve.

Nuk ka shqiptar që nuk e di se Basha nuk ia digjte dot mandatin Berishës pa qenë ai dakort.” – u shpreh Muça.

Akuzat e Ilir Metës janë në vazhdën e gjetjes së armiqve të jashtëm.
Pra, braktisja e mandateve që është bërë në vitin që është bërë, ai do të ja faturojë të gjithë Lulzim Bashës. Dhe këtu është dhe një problem tjetër që ka Sali Berisha me Ilir Metën që nuk e qas.
Se Sali Berisha ka qenë i pari që ka artikuluar djegien e mandateve, i pari shumë kohë më para se Lulzim Basha të merrte atë vendim.
E dyta, nuk ka shqiptar që e mendon që Lulzim Basha ka djeg mandatet, paska djeg dhe mandatitn e Sali Berishës pa marrë ok e Sali Berishës.
Ka njeri me dy pare mend që e beson këtë?
Dhe ne mbajmë mend që kur Lulzim Basha ishte ne çadër dhe fliste për historinë e mandateve me vonë, Sali Berisha i pari dhe disa njerëz shumë pranë tij mediatikë ishin ata ekstresmistët që i thonin që ne po legjitimojmë Edi Ramën duke qëndruar në sistem, duhet të dalim nga sistemi.
Tani si mund të ja veshësh që i bë të gjitha Lulzim Basha të gjitha këto kur Ilir Meta bëntë protestat e 2 marsit?
Si?
Pra të gjitha sa çfarë thuhen sot i japin njëfarë të drejte Lulzim Bashës.
Dhe kur vjen momenti që sulmon Lulzim Bashën pikërisht Ilir Meta, Lulzim Bashës i jepet një bonus.
Pra, Meta po i shërben Bashës.” – përfundoi Muça.

 

Artikulli paraprakMeta poshtë Ballkonit të Berishës, gazetari: Tregon se nuk ka vend ku të fusë kokën, do ndikojë në listën e deputetëve të grupimit të Rithemelimit
Artikulli tjetërShpërthimi me tritol në banesën e Tonin Sterkajt, reagon Unioni i Gjyqtarëve: Sulm i pabesë e burracak, me qëllim frikësimin e magjistratëve dhe cenimin e rendit publik