Tritoli në shtëpinë e gjyqtarit, Alibeaj dënon aktin: Të zbardhet ngjarja sa më shpejt të jetë e mundur

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar lidhur me tritolin në shtëpinë e gjyqtarit në Shkodër.

Alibeaj kërkon nga autoritetet që ngjarja të zbardhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe përgjegjësit të vihen përpara drejtësisë.

REAGIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ

Dënimi i aktit terrorist ndaj gjyqtarit, Marinaj, meriton vëmendjen jo vetëm të strukturave shtetërore të zbatimit të ligjit dhe atyre gjyqësore. Këto të fundit, duhet ti garantojnë paraprakisht, atij dhe cdo magjistrati e familjarëve të tyre, paprekshmërinë e jetës e të shëndetit. Zbardhja e ngjarjes, sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe para se hipokrizia politike dhe pluhuri i harresës ta mbulojë është prova, për të vërtetuar se shteti nuk ka rënë dhe se sundimi i ligjit mbetet thjesht angazhim hipokrit i përfaqësuesve shtetërorë. E në fakt detyrimi parësor mbetet i secilit prej atyre që nga lartësia e politikës, me aktet e qendrimet e tyre krijojnë atmosferën publike dhe frymëzimin, që krimi i cdo natyre të gjejë guxim e të ngrejë dorën ndaj ligjit. Kundërvënia ndaj përpjekjeve të drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë është “terrorizmi shtetëror” i vërtetë. Mbështetja në vazhdimësi e drejtësisë, jashtë tutelës politike, është është kërkesa dhe rruga e një shoqërie që aspiron për BE. Nënshtrimi dhe gjetja e drejtësisë tek institucionet dhe procedurat e saj është detyrimi kushtetues dhe moral me i mire qoftë si mbështetje për komunitetin e magjistratëve e qoftë si shërbim ndaj publikut shqiptar. Që raste të tilla të mos përsëriten!

Artikulli paraprak“Mund të ndodhë të martën”/ Paralajmërimi i Karamuços: Një person shumë i rëndësishëm do arrestohet këtë javë
Artikulli tjetërRigels Seliman: SPAK dhe mbështetja e SHBA xhevahir, kush i sulmon është palaço