Rritet numri i vdekjeve në vendin e punës

Prej janarit 2017 e deri më tani, në vendet e punës kanë vdekur 9 persona, numër ky në rritje për dallim nga viti i kaluar, kur gjatë tërë vitit kishin ndërruar jetë në vendet e punës po kaq punëtorë. Nëntë persona kanë vdekur sivjet në vendet e tyre të punës. Ky numër ka shënuar rritje për dallim prej vitit të kaluar. Valon Leci, inspektor i punës, ka thënë se ky është një lajm i keq për faktin se derisa vetëm për këta muaj kemi pasur gjatë këtij viti nëntë vdekje në vendin e punës, gjatë tërë vitit të kaluar kanë ndodhur 9 raste të vdekjeve në vendet e punës, raporton “RTK”. Leci ka thënë se, megjithatë, Inspektorati i Punës ka punuar maksimalisht çdo ditë pune që të ketë respekt sa më të madh të të drejtave të palëve në vendet e tyre të punës. “Nuk mund të jemi aq shumë të kënaqur për shkak të aksidenteve që po ndodhin në vendet e punës. Por situata nuk është shumë dramatike”, ka thënë ai, duke bërë me dije se gjendja është më e mirë se në vendet e rajonit. Inspektori Leci ka thënë se inspektorati nuk ka përdorur gjithnjë gjobat si mekanizëm për vetëdijesimin e kompanive, por kjo, sipas tij, nuk nënkupton që të amnistohen shkeljet. Janë shqiptuar rreth 80 gjoba për kompani të ndryshme. “Shumat janë deri në 35 mijë euro”, ka thënë ai. Së fundi, tha ai, po mbahet një konferencë vetëdijesuese “Paketa e re legjislative nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë”, e cila, sipas tij, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për sigurinë dhe shëndetin në punë. Inspektori ka thënë se numrat e atyre që duan të parashtrojnë ankesat e tyre janë në ueb faqe. Aty është numri pa pagesë ku palët mund të ankohen për të drejtat e tyre në punë.

Artikulli paraprakIndeksi i Inovacionit global: Shqipëria e fundit në Europë
Artikulli tjetërSpecial One apo Special Two?