Roma “pushton” Sao Paolon, mund Napolin

Roma është zyrtarisht anti-Juventusi. Është kjo sentenca që del nga sfida e San Paolos me verdhekuqtë që mposhtën Napolin 1-3. Roma fluturon kështu në vendin e dytë falë një dygolëshi të Dzekos me Napolin që pëson humbjen e parë në shtëpi nën drejtimin e Sarrit.
Ndeshje ritimike dhe ashtu siç pritej me të dyja skuadrat në sulm, me Napolin që vuri Romën disa herë në vështirësi, por kur dukej se pjesa e parë do të përfundonte në barazim, në minutën e 43 një top i humbur nga Koulibaly i lejoi Salah të gjente Dzekon me boshnjakun që përballë Reinas gjeti golin e avantazhit.
Roma në avantazh hodhi më pas Napolin, Knock out në pjesën e dytë, në të 54 goditje e Florenzit dhe goditje me kokë fitimtare e Dzekos. Dygolësh për Edin Dzekon, me boshnjakun që në këtë rast për të shënuar përfiton dhe nga pasiguria e Reinas dhe Hysajt. Napoli përpiqet të rifitojë, dhe rifutet në lojë me pas 4 minutash me krosimin e Ghoulam që gjen goditjen e duhur me kokë nga Koulibaly.
Kërkon falje më këtë mënyrë Koulibaly për gabimin në rastin e golit të parë. 2-1 dhe ka ende shumë minuta për t’u luajtur, por Napoli nuk arrin të bëjë më tepër dhe në minutën e 86 ndeshja mbyllet nga Mohamed Salah që u tregua i saktë përballë Reinas.
3-1 për Romën me verdhekuqtë që ngjiten në kuotën e 16 golave, ndërsa Napoli mbetet në kuotën e 14 pikëve, për të parën herë Napoli me Sarrin në stol humbet dy ndeshje radhazi në Serinë A, për të parën herë Napoli me Sarrin pëson 3 gola në shtëpi.

Artikulli paraprakMontella: Montolivo, humbje e madhe, por s’ka alibi
Artikulli tjetërLeksion Ranierit