Leksion Ranierit

Tre gola ndaj Leicester në një tjetër derbi italian të stolacve në Premier League me Conten, që triumfon ndaj Ranierit. Chelsi dominoi gjerë e gjatë ndaj kampionëve në fuqi të Anglisë, përfundoi 3-0 një ndeshje pa shumë histori si futboll, por një histori të bukur e dhuruan Diego Costa dhe Eden Hazard që pas shënimit të golave festuan, duke formuar me gishta gërmën Ë, një dedikim ndaj shokut të skuadrës Willian, e ëma e të cilit humbi jetën pas një sëmundje të rëndë.
Chelsea dominuar që në pjesën e parë, një skuadër agresive sipas modelit të Conte-s  me Pedro e Hazard pak më të tërhequr në krahasim me Diego Costën. Është pikërisht spanjolli, ai që në minutën e 7 firmos golin e 1-0 pas fintes së Matic, duke shfrytëzuar përgjumjen e mbrojtjes së Leicester.
Ndeshje e vuajtur për Foxes me shtyllën e goditur nga Luiz në minutën e 28, konfirmon meritat e Chelseat që gjeti golin e dytë në minutën e 33 me Hazard që u gjend përballë Scheikel, dribloi dhe portierin danez për të festuar. Në pjesën e dytë, shihet një Leicester disi më luftarak, por pa mundur të bëjë ndonjë gjë të mëdha, hyn në lojë dhe Chalobah dhe është e tija fintja në kombinimin e kërkuar nga Mosses me nigerianin që shënon dhe golin e tretë.
Ranieri në stol nuk është aspak i qetë, pasi Leicestyeri është një skuadër krejt tjetër nga ajo që në 15 majin e kaluar u prit në “Stamford Bridge” me duarktrokitjet për të festuar fitimin e titullit. Kanë kaluar 5 muaj dhe muzika ka ndryshuar. Për Leicester është disfata e katërt rradhazi në transfertë në kampionat, ka barazuar rekordin negativ të Blackborn në 1995-1996, kur e niste atë sezon si kampion në fuqi, “dhelprat” duhet të mendojnë për të mbijetuar.
Ndërkohë, Arsenali fiton dhe i bashkohet Mançester Sitit në krye të Premier Ligës. Në javën e tetë, “Topçinjtë” bënë detyrën duke mundur 3-2 Suonsin në shtëpi. Skuadra e Vengerit shtroi udhën e suksesit me dopietën e Teo Uolkotit të minutat 26’ dhe 33’, ndërsa në të 38-ën islandezi Sigurdson ngushtoi disavantazhin për miqtë. Në pjesën e dytë vendasit shënuan për së treti me Mesut Ozilin (57’), i cili i bëri vetes një dhuratë në ditën e përvjetorit të 28-të. Ekipi uellsian u fut sërish në lojë me golin e Borha Bastonit në të 66-ën, por pa mundur të shmangnte disfatën në “Emirates”.
Arsenali ia doli të rezistonte përkundër faktit që luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Granit Xhakës në minutën e 70-të. Mesfushori shqiptar i Zvicrës vendosi një rekord negativ si i vetmi lojtar në pesë kampionatet kryesore të Europës, që përjashtohet katër herë që nga fillimi i sezonit të kaluar. Megjithatë, ajo që ka rëndësi janë tri pikët, me të cilat londinezët kapin Mançester Sitin në krye të klasifikimit.

Artikulli paraprakRoma “pushton” Sao Paolon, mund Napolin
Artikulli tjetërBayrn Mynshen ndalet në Frankfurt