Rama lançon të hënën struktura paralele kundër SPAK dhe BKH

Kryetari i opozitës, Basha paralajmëroi se Rama do të japë të hënën një shfaqje ku do të prezantojë ngritjen e strukturave paralele kundër SPAK dhe BKH. I trembur nga SPAK dhe BKH, ai po mundohet të ngrejë struktura paralele kundër këtyre institucioneve të reja, pjestarë të cilit janë trainuar nga partnerët e Shqipërisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi nismën e kryeministrit Edi Rama për një projektligj anti-KÇK. Sipas kryedemokratit, kjo është përpjekje për të dubluar reformën në drejtësi dhe institucionet kryesore, SPAK dhe BKH. Sipas Bashës, Rama nuk ka pse shpik ligje sepse Shqipëria ka ligjet më të forta kundër krimit në botë.

“Nesër do bëjë një SPAK të veten. Është një mashtrim. Ky model është i papranueshëm. Edi Rama ngre SPAK paralel sepse ka frikë nga SPAK-u real e nga reforma në drejtësi. Kjo qeveri a ka kthyer Shqipërinë në një strehë të kriminelëve nga Amerika deri në kontinentet më të largët. Peshku është qelbur nga koka. Zgjidhja janë zgjedhjet e ndershme, për të pasur qeveri jo bashkëpunëtorë me kriminelë.

Mos harroni, rastet e Dibrës, Tahirin, Dakon, Gjiknurin, Pjetrin, Kajmakun, Tahiri, Xhafaj, Roshi etj. Sa herë që njerëzit e tij janë kapur në krim, Rama i ka mbrojtur. Ka edhe dy persona non grata Doshin edhe Dakon. Rama do të bëjë gjithçka për të sabotuar SPAK-un. Do bëjë spektakël, do iu bjerë nja dy personave ndoshta, bandat rivale. Por ka frikë nga SPAK”, – deklaroi Basha.

Shkaku i vonesës së ngritjes së BKH-së dhe SPAK për Lulzim Bashën është vetëm Edi Rama ndëra argumenton se AntiKÇK është një mashtrim I kryeministrit si një përpjekje e fundit për të kapur SPAK-un.

“SPAK dhe BKH po vonohen, shkaku është vetëm Edi Rama. AntiKÇK synon të dëmtojë dhe zhbëjë SPAK-un dhe BKH-në. AntiKÇK është një mashtrim, strukturë paralele me SPAK dhe BKH. AntiKÇK është përpjekja e fundit për të sabotuar SPAK-un.

Do e bëjë spektakël, do e bëjë si një gjë të madhe dhe do kapë nja dy tre koka dhe do i lirojë prap siç ka bërë me të tjerë. Do e shesë me media dhe gazeta pasi ka blerë boll të tilla. Por ai sot nuk gënjen dot një fëmijë jo më të rritur. Edi Rama sot është ortaku i kriminelëve”, tha Basha.

Duke komentuar ngërçin që shtë krijuar me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Basha tha se Rama për pushtet është gati të bëjë gjithçka ndërsa paralajmëroi se, do të ketë përballë një numër shumë herë më të madh qytetarësh përballë se sa ka pasur në të kaluarën.

Artikulli paraprakBasha paralajmëron Ramën: Koha po mbaron, do fshiheni me soj e sorollop…
Artikulli tjetërI vihet zjarri në makinës së gjyqtarit