Shantazh dhe korrupsion për votat/ GJKKO lë në burg zyrtarin e Kadastrës, liron ish-kryeplakun

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për specialistin e Kadastrës, Dritan Stroka, i cili u arrestua tre ditë më parë me urdhër të SPAK.

Ndërkohë, GJKKO ka liruar nga burgu ish-kryeplakun e lagjes se re në Sauk, Agim Osmanin, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Po ashtu, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë dhe për, ish-juristin e Kadastrës Alqi Hajdini, i cili masa e sigurisë “arrest shtëpi” në “detyrim paraqitje”. Për sekserin Ylli Barutin ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

Dritan Stoka dhe Agim Osmani akuzohen për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të dyja të kryera në bashkëpunim.

Ndërsa, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti akuzohen vetëm për kryerjen e veprës panel “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

SPAK i akuzon ata për dy episide të ndryshme se kanë dhënë dokumente legalizimi në shkëmbim të votave gjatë zgjedhjeve të pushtetit vendor më 2019, të cilat Partia Socialiste i fitoi pa garë. Hetimet për këtë rast kanë nisur në vitin 2020.

Sipas SPAK, zyrtari i Kadastrës Dritan Stroka dhe ish-kryeplaku Agim Osmani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin ofruan korrupsion për votuesit apo i shantazhuan ata duke ofruar leje legalizimi dhe “qëndrim në punë”, dy praktika shumë të rëndomta për të cilat Partia Socialiste është akuzuar prej kohësh.

“.. dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë,” – thuhej në njoftimin e SPAK.

Prokuroria e Posaçme nuk e raportonte se për llogari të kujt mblidhnin vota përmes shantazhit dhe korrupsionit Dritan Stoka dhe Agim Osmani, por në zgjedhje pa garë të vitit 2019, dhe duke marrë parasysh se të dy janë funksionarë politikë, kuptohet se ata i kanë bërë presion votuesve dhe u kanë ofruar korrupsion për llogari të Partisë Socialiste dhe Erion Veliajt.

Ndërkohë, sa i përket akuzave për ish-zyrtarin e dytë, ish-jurist te ALUIZNI, Alqi Hajdini, akuzohet se ka bashkëpunuar me shtetasin Ylli Baruti që dyshohet se ka luajtur rolin e sekserit dhe kuza në këtë rast nuk ka të bëjë me zgjedhjet por me korrupsionin.

Sipas SPAK, këta, “në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, shpërblim në të holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje” të disa shtetasve.

Dritan Stroka njihej si krahu i djathtë i ish-kreut të Kadastrës Artan Lame, teksa dilte dhe shpesh herë në emisionin “Procesi Sportiv” të Eduard Manushit, ku e shfaqet hapur mbështetjen për Partizanin dhe militantizmin për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Artikulli paraprakFlaka olimpike e ndezur në Greqi është nisur drejt Francës! Do të kalojë në 64 territore e 450 qytete
Artikulli tjetërPas deklaratave të Melonit reagon RAI3: Sonte do të publikojmë fakte dhe dokumente të reja