Rama në dosjen “Sky”/ Një politikan u korruptua me orë 400 mijë Euro

Procesi gjyqësor që aktualisht po mbahet në Belgjikë, dhe që pjesë e tij janë një numër shqiptarësh, ka nxjerrë në dritë lidhjet e krimit të organizuar me politikën në Shqipëri dhe kalimi përmes saj për pastrimin e produkteve të krimit, në këtë rast pastrimin e parave.

Dy avokatët mbrojtës të personave që janë në gjykim besojnë se treguesit kryesorë të fajësisë të paraqitura nga prokurori vijnë nga një çështje italiane “që nuk çoi në asgjë”.
Dosja në fjalë është quajtur “Shqiponja e Zezë” dhe në të akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.

Një prej avokatëve kërkoi nga gjykata që prokurori publik të urdhërohej të plotësonte dosjen e tij.

“Ju nuk mund të krijoni një bindje bazuar në një përmbledhje të përkthyer dobët 174 faqesh të dosjes spanjolle,” i tha ai gjykatës.

Më 18 prill, prokurorja kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atyre të një organizate të ngjashme. me qendër në Majorka. Ajo pohoi gjithashtu se ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Avokati Vergauëen kritikoi faktin se akuzat e ngritura nga prokurori ndaj Arben I. “bazohen në informacione që vijnë nga dosje të huaja”, njëra italiane, tjetra spanjolle. Lidhur me të parën, të realizuar në Itali në bashkëpunim me Gjermaninë, dhe që ndër të tjera kishte në shënjestër Arben I., “nuk çoi në asgjë”, argumentoi avokati.

Për këtë arsye, ai kërkoi nga gjykata që të zbatohet parimi që nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtat fakte.

Disa nga shqiptarët e përmendur në këtë proces janë identifikuar më parë nga mediat si Artur S., Indrit. K., Arben I., Alfredo H., Fjodor B., Aldo T., Llazar S. apo kosovari Bashkim O., të konsideruar ndër lojtarët më të mëdhenj shqiptarë në tregun e kokainës. Në këtë dosje janë zbuluar edhe lidhje me zyrtarë në Shqipëri, përfshirë korruptimin e një prej tyre me një orë 400 mijë euro apo takime me ta në Antilet hollandeze për të mundësuar leje ndërtimi për kullë në Tiranë, ndërkohë që të tjera detaje pritet të dalin në seancat në vijim./ RTL info

Artikulli paraprakIronia e Kullurit me Metën: Nëndetësja 105 do rrijë në Shqipëri, s’kthehet më në bazë, në Shën Peterburg!
Artikulli tjetërMinistri gjerman bën deklaratën e fortë: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa