Basha thirrje Berishës: Të vendosur të mbrojmë njerëzit nga korrupsioni, që është armiku i mirëqënies së shqiptarëve

Nga selia e PD, në përfundim të mbledhjes me nënkryetarët e degëve kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur Sali Berishës ku u shpreh se demokratët nuk do lejojnë që një ‘non grata’ të zgjasë jetën politike të dikujt që pret të shpallet dhe meriton të shpallet ‘non grata’.

‘’Ndaj ne do vijojmë punën pa iu përgjigjur provokimeve, me në fokus njerëz, familjet e tyre, rininë shqiptare. Asgje nuk do na lëvizë nga vendosmëria jonë për të vijuar këtë rrugë, për të cuar deri në fund gjithçka që kemi nisur, të bëjmë transparencën e plotë të inceneratrëve, duke i kërkuar SPAK të mos mjaftohet vetëm me hapin e parë. Duhet ta dinë se përpara kanë një PD të çliruar. Le ta di këtë Rama, Berisha, nuk na intimidojnë. Do e vazhdojmë betejën do e vazhdojmë. E ardhmja e Shqipërisë do të jetë një parti e çliruar nga mbetjet e të shkruarës, komunizmit e korrupsionit, për t’i dalë zot fateve të shqiptarëve e fateve të vendit.’ u shpreh Basha.’’

Kreu i PD dënoi ngjarjet e dhunshme nga mbështetësit e Sali Berishës ku tregoi se Fatjon Dauti, personi që shkeloi derën e sallës në selinë e PD është në kërkim nga mediat britanike.

Në vend që të merremi me vjedhjen e shekullit, të shohim në pranga anëtarët e kabinetit, dorëheqjet e kreut të qeverisë dhe vënien e tij para drejtësisë, sot po merremi prape me Sali Berishën, i cili nga dëshpërimi për dështimin e një lëvizje false, po zbrazet mbi dyert e PD, i shoqëruar nga eksponenti i krimit të organizuar, siç është Fajton Dauti, një prej narko–trafikantëve në Britani. Në prani të një familjari të tij, ish-punonjës i Policisë, Dritan Berisha. Ai është i kërkuar nga agjencia britanike dhe përfaqësuesit e tyre në Tiranë, që ta shqyrtojnë praninë e tij. Ja ku e kanë, e kërkojnë në Angli, por është në selinë e PD, duke shkelmuar derën e PD. Ky informacion do iu përcillet organeve ligjzbatuese. Hyrja e dhunshme në zyra, vetëm ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës. Dëshpërim që vjen nga fakti se e ka kuptuar se nuk është pakicë, por i vetëm. I ndjekur nga një pakicë e çuditshme që e kanë urryer gjithmonë, që shpresojnë që të kapin ndonjë copë, dhe nga një pjesë e demokratëve të zhgënjyer. PD i ka mundësitë që të mbrojë integritetin e institucionit të saj, nëse dikush kërkon që të përdhos institucionin. PD i kërkon prokurorisë që të arrestojë Fatjon Dauti, se kërkohet si narko-trafikant në Britani.”, tha Basha.

Kryetari i PD Basha u ndal dhe tek skandali i inceneratorëve tek i bëri thirrje Felajt dhe Ramës të mos pengojnë seancën e komisionit për inceneratorët.

‘Fundi i vitit po afron, ndërkohë që një nga skandalet më të mëdha ka plasur, skandali i inceneratorëve. Dje është përhapur lajmi se Ëngjëll Agaci është dorëhequr, por sot nuk konfirmohet ky lajmi. Arrestimi i Lefter Kokës është akt për t’u përshëndetur, por i paplotë nëse nuk shoqërohet me arrestime të tjera. Shqiptarët e dinë se Lefter Koka nuk ka vepruar i vetëm. Shqiptarët e dinë që 17 vendime u kaluan brenda natës. Për më shumë se katër muaj PD, që denoncoi dhe bëri të mundur nisjen e hetimeve, ka nisur edhe përpjekjet për transparencën e plotë parlamentare. I bëj thirrje Felajt dhe Ramës të mos pengojnë seancën e komisionit për inceneratorët, që do të zhvillohet në orën 12:00, ditën e nesërme, sepse po kryejnë vepër penale, por edhe po vetëzbulohen si autorë dhe bashkuatorë të kësaj afere.’’

Artikulli paraprakShkelmoi derën e selisë, PD kallëzon penalisht shoqëruesin e Sali Berishës
Artikulli tjetërPublikimi i të dhënave personale, nënkryetari i PD, Alibeaj kërkon dorëheqjen e kryeministrit