Basha paralajmëron Ramën: Koha po mbaron, do fshiheni me soj e sorollop…

Kryetari i opozitës, Basha ka paralajmëruar Ramën përmes një gjuhe të koduar politike se “koha po i mbaron”, ndërsa ka shtuar se janë javët e fundit para se zemërimi popullor ti fshijë me soj e sorollop.

“Ajo që ndodhi në stadiumin para ndeshjes me Francën është vetëm një shenjë e atij zemërimi popullor që do t’i fshijë me soj e sorollop”, tha Basha.

Basha e ka bërë të qartë se janë javët e fundit të asja kohe që I është dhënë Ramës për të zgjidhur krizën me mjete politike duke paralajmëruar se pas këtyre javëve, nëse nuk gjendet zgjidhja politike, atëhere “zemërimi popullor ta fshijë me soj e sorollop”.

Basha ka paralaljmëruar Ramën edhe për tentativat për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe madje hapa të tjerë për ti ndryshuar Kushtetueses kompetencat, duke ja bërë të qartë se “do të ketë përballë popullin”.

“Tentativat për të kapur Gjykatën Kushtetuese apo ndryshimet Kushtetuese për t’i dhënë kompetencat e tjera Kushtetuese vërtetojnë faktin se Rama për pushtet është gati të bëjë gjithçka, por harron që do ketë përballë një numër të madh shqiptarëve për të mbrojtur Kushtetutën.

Në fillim dhjetori gati propozimet për Reformën Zgjedhore, do ta miratojmë sa më shpejt për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha kryetari i opozitës.

“Këto janë javët e fundit të mundësisë për zgjidhjen e krizës politike me instrumenta politike, përplasja është e paevitueshme, nëse ky grup i strukturuar kërkon ta mbajë vendin peng dhe të përzërë shqiptarët, atëherë ajo që nisi në stadiumin e Tiranës është vetëm fillimi i një tërbimi dhe zemërimi popullor që do t’i marrë përpara me soj dhe sorollop”, tha Basha.

Në një konferencë me gazetarët, Basha sulmoi ashpër kryeministrin, pjesëtarët e qeverisë si dhe bandat e lidhura me pushtetin se për ta funksionon vetëm një shprehje, “koha është para”.

Sipas Bashës qeveria dhe kryeministri e dinë fare mirë se i kanë orët e numëruara dhe po mundohen të grabisim me sa mundin vendin dhe pasuritë e tij, përfshi këtu edhe shfrytëzimin në maksimum të aseteve të Shqipërisë për të kryer trafik masiv të drogës. Basha tha se Rama qëndron me bllok në dorë.

Basha u shpreh se opozita ka patur përherë vullnet për të zgjidhur krizën politike, por sipas tij kryeministri nuk ka pranuar, madje as ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.

Ky thotë jo! Zgjidhja e krizës politike është e pakalueshme dhe kjo krizë kalon përmes zgjedhjeve. Rama ka refuzuar ndërmjetësimin e huaj tre herë, nga tre entitete të ndryshme, dy bilaterale dhe një organizatë ndërkombëtare të cilat kanë ofruar ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës.

Të gjithë e kanë të qartë motivin. ‘Koha është para”. Cdo javë që kalon për Ramën dhe grupin e tij të strukturuar, koha është para. Paratë e kontrabandës dhe trafikut të drogës në Durrës, ku futet sa kokainë aq dhe lekë të thata.

Apo paratë që marrin nga portet e tjera, apo nga koncesionet e shëndetësisë, rrugëve etj. Cdo javë Rama me bllok në dorë nxjerr fitime marramendëse, prandaj ai thotë ta shtyjmë sa ta shtyjmë.

Artikulli paraprakKoncesioni 370 milionë euro, Rama çon Veliajn drejt burgut? Si e detyroi të firmosë dhe debati në qeveri
Artikulli tjetërRama lançon të hënën struktura paralele kundër SPAK dhe BKH