Radhën do ta keni ju që heshtni o të…….!

Sali BERISHA

Të dielën mbasdite, televizioni “Vizion Plus” anuloi një emision investigativ për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj dhe përpjekjen për të zhdukur gjurmët e krimit të shëmtuar duke i fshehur viktimës trupin në plehra.
Gazetarë guximtarë që kontribuan në zbardhjen e të vërtetës të këtij krimi të kryer nga kompania e përbashkët e Erion Velisë me kryetarin e PS së Peqinit, Teqja, u tradhtuan nga drejtuesit dhe pronarët e televizionit, të cilët morën përsipër të zbatonin urdhrin e Ramës dhe të mashtronin publikun, të cilin e kishin njoftuar me dhjetëra herë për emisionin që do të transmetohej.
Një akt të tillë censure brutale unë nuk mbaj mend të ketë ndodhur këto 24 vite! Por dua të them se ata që heshtin sot para këtij akti të xhelatëve të lirisë së mediave dhe që për detyrë, mision, funksion kanë mbrojtjen e saj, bëjnë një gabim po aq ose dhe më të rëndë se sa të parët.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të turpshëm, të rëndë, stalinist, shpreh vlerësimin tim më të madh për gazetarët dhe gjithë ekipin që përgatiti emisionin investigativ për vrasjen shtetërore të një 17-vjeçari.
Unë po e mbyll këtë status duke cituar dhe një herë një thënie të V. Hygoit: se midis atij që bën dhe atij që hesht, më i lig është ai që hesht!
Kjo sepse ky i fundit fshihet prapa frikës dhe motiveve të tjera më të fëlliqura se sa ato të vetë krimit!

Artikulli paraprak“Zëri i Amerikës” reagon për censurën
Artikulli tjetër200 minatorë nuk marrin pensionin prej dy muajsh në Bulqizë