200 minatorë nuk marrin pensionin prej dy muajsh në Bulqizë

Deputeti i PD, Roland Keta ka denoncuar faktin se prej dy muajsh më shumë se 200 ish-minatorë të Bulqizës nuk marrin pensionin e tyre. “Në dhjetor të 2015 qeveria miratoi ligjin e uljes së moshës së pensionit të minatorëve nga 60 në 55 vjeç, mirë bëri se nga ky ligj do të përfitonin minatorët që kanë punuar në minierat e Bulqizës e të Batrës.
Por sot realiteti është ndryshe, ato janë të braktisur nga institucionet, sorollaten nga Bulqiza në Peshkopi e më pas në Tiranë, ato i janë drejtuar të gjitha institucioneve. Unë personalisht kam kontaktuar vetë me ministrin për këtë problem që ka të bëjë me jetesën e mbi 200 ish-minatorëve. Unë dhe një herë sot ju bëj apel institucioneve: zbatoni ligjin, jepuni të drejtën e pensionit për minatorët. Ata janë mbi 55 vjeç, jepuni pensionin. Është e drejta e tyre kushtetuese”, shprehet Keta. Ka dy muaj që më shumë se 200 ish-minatorë të Bulqizës, nuk marrin pensionin e tyre.

Artikulli paraprakRadhën do ta keni ju që heshtni o të…….!
Artikulli tjetërMaskat terror në Fushë Krujë, grabisin një pikë karburanti