Pse modeli suedez në luftën ndaj virusit është më i miri

Suedia ka arritur që t’i sjell botës një metodë më ndryshe në luftimin e epidemisë së coronavirusi, metodë kjo që ka nxitur shumë reagime.

Në vend se të vendoste masat mbrojtëse dhe kufizonte lëvizjen e qytetarëve siç kanë vepruar vendet e tjera, Suedia pas shpërthimit të epidemisë së coronavirusit u ka bërë thirrje qytetarëve vetëm që të respektojnë distancimin fizik social, transmeton Telegrafi.

Autoritetet suedeze kanë vënë masa të caktuara të kufizimeve për ta zvogëluar rritjen e përqindjes së infeksionit, siç është ndalimi i të gjithë tubimeve publike prej më shumë se 50 personave, mbylljen e bareve dhe respektimin e distancimit social, por asnjëherë nuk ka pasur kontrolle të rrepta, apo dënime me shuma të majme e lëre me intervenime të policisë.

Shumë restorante vazhdojnë të punojnë edhe pse në to ka shumë pak klientë, e nxënësit e shkollave fillore vazhdojnë të ndjekin mësimin, për dallim nga fqinji – Norvegjia dhe disa vende aziatike, Suedia nuk ka praktikuar aplikacionin për përcjelljen e lëvizjeve, duke shmangur kështu kërcënimin e privatësisë dhe autonomisë së qytetarëve.

Sipas projeksionit të Anders Tegnell, epidemiologut kryesor të institutit suedez për shëndet publik, Stokholmi do të mund të fitonte imunitetin kolektiv brenda këtij muaji, kurse matematikani nga universiteti i Stokhomit, Tom Brighton, ka përllogaritur që imuniteti prej 40% do të ishte i mjaftueshëm që të ndalë përhapjen e mëtejme të coronavirusit në këtë qytet, e kjo sipas tij do të mund të ndodhë kah mesi i muajit të ardhshëm.

Edhe pse disa e lavdërojnë Suedinë për shkak se ka arritur të paktën të ruaj gjendjen normale në ekonomi dhe të mbaj përqindjen e vdekjeve për banor në nivelin më të ulët sesa Belgjika, Franca, Italia, Holanda, Spanja dhe Britania e Madhe, të tjerët e kritikojnë sepse nuk ka arritur t’i mbrojë të moshuarit dhe emigrantët.

Banorët në shtëpitë e pleqve përbëjnë mbi 50 për qind të rasteve të vdekjeve nga COVID-19 në Suedi, që sipas Tegnellit, pjesërisht i ka paraprirë fakti se këto shtëpi nuk kanë ndërmarrë masat mbrojtëse siç është bartja e maskave mbrojtëse. Ndërkaq në mesin e emigrantëve ka shumë të vdekur, kryesisht për shkak se ishin më të varfër dhe punonin në sektorë më të rrezikshëm.

Megjithatë, autoritetet suedeze pretendojnë që në fund përqindja e vdekjeve në këtë vend do të jetë më e ulët, sesa ato në vende të ndryshme të botës. Kur pjesa më e madhe e botës të ballafaqohet me valën e dytë të vdekjeve si rezultat i epidemisë, Suedia do të ketë pas vetes atë që po cilësohet si më e keqja.

Suedia ka arritur të forcoj imunitetin tek të rinjtë që edhe janë kategoria më pak e rrezikuar nga komplikimet e COVID-19, kurse repartet e kujdesit intensiv për asnjë moment nuk kanë qenë të mbingarkuara. Personeli mjekësor nuk ka pasur nevojë ta ketë një brengë shtesë për fëmijët, sepse kopshtet dhe shkollat kanë punojnë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Shumë vende tjera tani po përkrahin modelin suedez: Danimarka dhe Finlanda kanë hapur shkollat e mesme, Gjermania ka hapur dyqanet më të vogla, kurse Italia së shpejti do të hapë parqet, e Franca planifikon të lejoj hapjen e tregjeve dhe muzetë e vogël, shkollat dhe kopshtet për fëmijë.

Për këtë ekzistojnë shumë arsye të mira, sepse do të kalojnë disa vite para se të konstatohet numri i përgjithshëm i rasteve me vdekjeve, kompanive që kanë bankrotuar, persona që kanë kryer vetëvrasje, ata me probleme mendore, humbje të GDP-së dhe investime dhe shpenzimet tjera në luftën kundër coronavirusit. Megjithatë është e qartë se këto shpenzime do të jenë shumë të larta.

Artikulli paraprakVeliaj dhe Mazniku nën hetim nga SPAK për Teatrin
Artikulli tjetërÇfarë i ndodh trurit tuaj kur jeni të izoluar me partnerin gjatë gjithë kohës?