Veliaj dhe Mazniku nën hetim nga SPAK për Teatrin

SPAK regjistron procedimin e depozituar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndaj Erion Veliajt dhe Arbjan Maznikut.

Burime nga SPAK për Ora News konfirmojnë se kanë nisur hetimet nga ky institucion.

Veliaj dhe Mazniku janë paditur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me tërheqjen nga ligji special për ndërtimin e Teatrit të ri nga një kompani private.

Ndërkohë, Aleanca ka nisur betejën ligjore për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga vendimi i qeverisë dhe bashkisë për ta shembur.

Ata dorëzuan sot në Prokurori e Tiranës kallëzimin penal ndaj tre inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit, që sipas artistëve nuk kanë ardhur asnjëherë në objekt për të bërë aktin e ekspertimit.

Tre inxhinierët e kallëzuar janë Artur Hasantare me funksion përgjegjës sektori pranë Institutit të Ndërtimit, Olsi Nunaj me funksion specialist pranë Institutit të Ndërtimit dhe Elbarina Kola me funksion specialist pranë Institutit të Ndërtimit.

Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Artikulli paraprakRama i trembet burgut, nuk firmos vetë shembjen e Teatrit
Artikulli tjetërPse modeli suedez në luftën ndaj virusit është më i miri