Paketë ekstreme ligjore për krimin tek zgjedhjet, i pret ferri

Llogaritë me zgjedhje të lira janë krejt të ndryshme nga llogaritë me blerje votash dhe kërcënime ndaj votuesve sikurse është mësuar Rama të fitojë. 30 ditë nuk do të jenë vetëm një fushatë elektorale, por do të jenë një betejë me këdo që mendon se mund të luajë me votën në këto zgjedhje. Fitorja e opozitës kalon vetëm nga garantimi i votës së lirë.
Marrëveshja e nënshkruar pritet që të kalojë të hënën në Parlament që të votohet. Ajo do të ketë masa të forta penale për shitblerjen e votës. Paketa ligjore është njëra anë dhe vullneti politik i pushtetit ëhstë ana tjetër e medaljes. Qasja e opozitës në qeveri duke marrë ministritë kryesore ka si qëllim pikërisht mundësimin e garantimit të paketës ligjore dhe largimin e duarve të një armate militantësh partiakë nga zgjedhjet.
Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë. Nëse Rama mendon se mund ta përdorë paketën ligjore konsensuale vetëm si një fasadë për të kaluar hallin që ai ka gabohet. Marrëveshja do të testohet në terren për çdo ditë të fushatës. Kushdo që abuzon me pushtetin do të jetë jo vetëm i vëzhguar , por edhe i gatshëm për tu penalizuar. Manipulatorët do të duhet ti bëjnë llogaritë mirë kësja rradhe. Armata e krimit që ka bërë Ramën Kryeministër duhet të kuptojë se kushtet e lojës kanë ndryshuar.
Nuk do të jenë ata që do të bëjnë zgjedhjet. Çdo lëvizje e tyre do të jetë e monitoruar, e dokumentuar dhe do të dalin para drejtësisë. Masat penale që parashikon paketa e ndryshimeve ligjore që do të kalojë në Parlament do të jetë mjaft e ashpër. Nuk do të ketë amnisti për atë që prekin votën. Burgosja do të jetë afatgjatë. Ndoshta mund të jemi i vetmi vend në botë që do të kemi penalitete të tilla për prekjen e votës, por kjo vjen sepse Shqipëria është sot një Narko-Republikë ku krimi blen pushtetin dhe pushteti pastaj vihet në funksion të plotë të krimit që ka mbjellja e vendit me drogë, tek trafikimi dhe duke vazhduar me koncesionet.
Ditën e hënë në orën 18:00 do të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit për të votuar vetingun dhe anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar si dhe paketën ligjore për të siguruar zgjedhjet. Këtë fakt e ka bërë të ditur edhe  Rama gjatë darkës së punës me kandidatët për deputetë mbrëmjen e sotme. Sipas marrëveshjes Rama-Basha që çoi në zgjidhjen e krizës politike, duhet të votohet vetingu nga të dyja palët.

Arben SHAHINI

Artikulli paraprakTerror në Vlorë, 25 të shtëna me armë zjarri
Artikulli tjetërAksidenti i rëndë në Lushnjë, 3 të plagosur, njëri në koma