Terror në Vlorë, 25 të shtëna me armë zjarri

Banorët e Vlorës janë terrorizuar mesnatën e të premtes nga të shtënat me armë zjarri. Bëhet e ditur se rreth orës 23:15 të së premtes, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë vendit të quajtur “Bishti i Kalldrëmit” që është edhe rruga hyrëse për në fshatin Kaninë, raportohet për të shtëna me armë zjarri në ajër. Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja armësh dhe se dyshohet për një konflikt mes dy personave. Nga të dhënat paraprake dyshohet se është gjuajtur në ajër me armë të tipit kallashnikov. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka ngritur grupe kontrolli në fshatin Kaninë.
Ndërkohë një punonjës i SHISH, është vetëplagosur me armë zjarri. Burimet e Policisë bëjnë me dije se, rreth orës 22:30 të së premtes, ka shkuar në QSUT, i plagosur me armë zjarri shtetasi A.Q., 48 vjeç, banues në Vorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Nga deklarimet paraprake shtetasi i lartpërmendur është punonjës i shërbimit informativ. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakBashkia e Durrësit asnjë masë për pastrimin e plazhit
Artikulli tjetërPaketë ekstreme ligjore për krimin tek zgjedhjet, i pret ferri