Marcelo rinovon deri më 2022

Reali i Madridit rinovon kontratën e 29-vjeçarit Marcelo Veria da Silva deri më 30 qershor të vitit 2022. Në këtë mënyrë klubi madrilen blindon kapitenin e dytë të ekipit dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm, ndërkohë që për brazilianin duket se afron përmbushja e dëshirës së tij për ta mbyllur karrierën pikërisht në “Santiago Bernabéu”.
Siç njofton klubi i Los Blancos, nënshkrimi zyrtar i kontratës mes palëve do të bëhet ditën e enjte në ambientet e stadiumit “Bernabeu” përpara shtypit, duke i paraprirë edhe disa rinovimeve të tjera. Marcelo mbrojtësi i majtë që mbërriti te Reali i Madridit në vitin 2007 kur ishte vetëm 18 vjeç, numëron plot 415 ndeshje me fanellën e klubit mbretëror. Në këtë mënyrë ai i afrohet 527 takimeve të Roberto Carlos, që mban rekordin e më shumë prezencave në fushë në historinë e Realit të Madridit. Me këtë rinovim Marcelo premton jo vetëm të arrijë, por edhe ta kalojë rekordin e Roberto Carlos që ka qenë gjithnjë një idhull për brazilianin.
Real Madridi bëri blerjen e shekullit kur nënshkroi me Toni Kroosin nga Bayern Munich në vitin 2014, ka thënë agjenti i tij Volker Struth. Mesfushori gjerman ka qenë lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën nga kryeqyteti, duke i bërë 150 paraqitje që prej se erdhi në klub për vetëm 25 milionë euro. Sezonin e kaluar, Luis Suarez ishte lojtari i vetëm i La Ligës që regjistroi më shumë asiste (13) se Kroos (12).

Artikulli paraprakBefason Alegri!
Artikulli tjetërTevez e Guarin, mbipeshë