Tevez e Guarin, mbipeshë

 

“Tevez dhe Guarin janë të dy mbipeshë. Nuk janë gati fizikisht, nuk janë në gjendje për të luajtur”. Kështu u shpreh trajneri i Shanghai Shenhua, Wu Jingui, lidhur me problemet e formës fizike të ish-lojtarit të Boca Juniors dhe ish-mesfushorit të Interit.
“Unë kam përgjegjësi për skuadrën dhe lojtarët e mi. Nëse dikush nuk është në gjendje për të luajtur në mënyrën më të mirë të mundshme atëherë nuk luan fare”, shtoi trajneri i ri i Shanghai Shenhua. Në këtë mënyrë Jingua zbuloi se sulmuesi argjentinas nuk do të aktivizohet si pasojë e formës fizike. 33-vjeçari Tevez i është rikthyer aksionit pas dëmtimit të pësuar në pulpë, por prej disa muajsh mësohet të ketë shfaqur dëshirën e tij për t’u rikthyer tek Boca Juniors.
Carlos Tevez mbetet lojtari më i paguar në botë me një pagë prej 720 mijë eurosh në javë, pra një total prej 38 milionë eurosh në vit, ndërkohë përsa i përket mesfushorit kolumbian Fredy Guarin, paga e tij nuk i kalon 7,5 milionë euot në sezon. Aventura e Tevez me skuadrën kineze të Shangait nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, me vetëm 2 gola në 11 ndeshje të luajtura.

Artikulli paraprakMarcelo rinovon deri më 2022
Artikulli tjetërSot starton Europa League