Mahrez e Kante i premtojnë besnikëri Leicester

Ryiad Mahrez dhe N’Golo Kante do të qëndrojnë tek Leicester. Ky është vendimi i futbollistëve, që u shndërruan në protagonistë absolut në suksesin drejt titullit kampion në Premier League. Francezi Kante shprehet se nuk ka dyshime për të ardhmen e tij, pasi ndihet shumë mirë tek “Dhelprat” dhe nuk nguroi të thurte elozhe për trajnerin Claudio Ranieri.
“E ardhmja? Do të qëndroj këtu. Jemi një skuadër e madhe dhe jam i sigurt se do të vazhdojmë të bëjmë gjëra të rëndësishme. Për sa i përket trajnerit, mund të them se jam shumë i lumtur që po punoj me Ranierin. Nën drejtimin e tij, unë dhe shokët e skuadrës kemi mësuar shumë gjëra”, u shpreh N’Golo Kante.
Në të njëjtën linjë ishte edhe algjeriani Mahrez. “Nuk mund të përshkruaj dot me fjalë momentin e jashtëzakonshëm që po kalojmë. Ranieri është një trajner fantastik dhe një njeri shumë i mirë. Ngritja e trofeut është një moment që do të mbetet gjatë në memorien time”, tha Ryiad Mahrez.

Artikulli paraprakRanieri u bë trajner vetëm prej shokëve
Artikulli tjetërKAS përjashton Platininë, francezi tërhiqet nga UEFA