Kjo është këngëtarja që i bashkohet studentëve në protestën para Kryeministrisë

Këngëtarja Besa Kokëdhima i është bashkuar sot protestës së studentëve që vijon në ditën e saj të 13-të përpara kryeministrisë.
Në një prononcim për gazetaren e Fax Neës Mirilda Tili, Besa nuk e ka fshehur krenarinë që ndjen për të rinjtë shqiptarë duke thënë se kauza për të cilën ata protestojnë është shumë e drejtë.
Sipas saj kërkesat e tyre janë bazike, dhe kanë treguar se janë mjaft qytetarë në sjelljen e tyre, edhe pse durimi mund të përfundojë një ditë.
“Unë ndihem sot krenare për rininë e vendit tonë, studentët e kanë treguar që nuk duan dialog, nuk mund të them se jam krenare për politikanët që na drejtojnë. Nuk është koha më as për tallje dhe as për batuta virtuale, nevojat e tyre janë bazike.
Këta studentë kanë treguar që janë shumë më qytetarë se pjesa tjetër e shoqërisë, dhe shumë më artistë se vetë artistët. Kjo protestë është frytdhënëse pasi kauza për të cilën protestojnë sot studentët është e drejtë, ata janë të tmerruar sot nga politika, prandaj duan ti mbajnë larg dhe partitë”, u shpreh Kokëdhima.

Artikulli paraprakPS kundërshton kandidaturën e Metës për kreun e KLSH
Artikulli tjetërTaulant Balla pengon studentët e Librazhdit të marrin pjesë në protestë