’21 janari, Basha: Diskrediton Ramën dhe Metën! Nëse drejtësia me thërret do të jem në dispozicion

Nëse SPAK do të thërrasë për protestën e 21 janarit 2011, Lulzim Basha deklaroi në Report Tv në emisionin “Frontline Interview” se do të jetë në dispozicion të drejtësisë.

‘Edi Rama i ka graduar pushkatarët. Nuk mund të mjaftohemi me deklaratat e para 13 viteve. Strasburgu? Fjala e ligjit ti mbetet ligjit. 21 janari diskrediton Edi Ramën dhe Ilir Metën. Si njeri nuk kapërdij dot faktin që Edi Rama vazhdon dhe shkel mbani gjakun e 4 të pafajshme që i përdori si mish për top për të arritur një bashkëpunim me Metën për të cilin i nxori në bulevard.

Bëhet çdo janar pa kërkuar falje se shumë persona që akuzon për 21 janarin i ka politikisht në krah. Nga ana ligjore, atë që kam thënë në 22 janar 2011 ligji të zbatohet plotësisht pa asnjë axhendën politike. Nëse do të ketë një thirrje Unë kam qenë dhe mbetem në dispozicion të drejtësisë për çdo çështje që drejtësia.’– tha Basha.

Artikulli paraprakLulzim Basha: Rruga e Kombit është krenaria ime
Artikulli tjetërAmendamentet e PD në mbështetje të SPAK, Basha: Shpresoj që një shumicë parlamentare ta shoh veten krah shqiptarëve