PS kundërshton kandidaturën e Metës për kreun e KLSH

Maxhoranca ka paralajmëruar votën kundër zgjedhjes së presidentit Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Vitore Tusha.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i PS-së, Taulant Balla, duke folur për median pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.
“E kemi vlerësuar personalitetin e Vitore Tushës, por vlerësojmë që prezenca e saj të jetë në Këshillin e Emërimeve të Drejtësi”, ka thënë Balla.
Ai ka njoftuar po ashtu edhe votën kundër të grupit që përfaqëson lidhur me dekretin e Presidentit Meta për “Buxhetin e vitit 2019”, duke thënë se: “Është e paparë dhe e padëgjuar që Presidenti të kthejë ligjin e buxhetit. Ligji i buxhetit nuk ka lidhje fare me kërkesat e studentëve”– ka thënë ai, ndërkohë që një nga kërkesat urgjente të studentëve është ajo e përgjysmimit të tarifave.
Sipas Ballës, “ndryshimi i buxhetit është një tentativë, është një lojë për të shpëtuar mandatet e opozitës”.
PS pritet të votojë të enjten kthimin e dekretit të Metës për Buxhetin.

Artikulli paraprakMë i mirë Juventusi apo Reali? Ronaldo na befason me përgjigjen e tij
Artikulli tjetërKjo është këngëtarja që i bashkohet studentëve në protestën para Kryeministrisë