Amendamentet e PD në mbështetje të SPAK, Basha: Shpresoj që një shumicë parlamentare ta shoh veten krah shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh në “Frontline Interview” në Report Tv se shpresonte në një shumicë parlamentare që e sheh veten në krah të shqiptarëve dhe do suksesin e SPAK-ut kundër politikanëve të korruptuar.

“Shpresoj që një shumicë parlamentare ta shoh veten krah shqiptarëve që duan që SPAK-u të ketë sukses. Që shqiptarët duan që Shqipëria dhe kryeministrat e ardhshëm ta kenë frikë ligjin. Dhe rruga për të arritur këtë, është rruga europiane. Një drejtësi e pavarur nga politika, e cila ndëshkon dhe nuk mbron korrupsionin dhe i jep fund diçkaje që është itur nga një gjemb në një pemë në 34 vite, që është kultura e pandëshkueshmërisë. Kur një shqiptar gjobitet me të drejtë dhe të padrejtë, arrestohet, privohet dhe nuk gjen dot drejtësi. Ndërsa një grusht njerëzish vjedhin miliona, vjedhin pasuritë dhe paratë e shqiptarëve dhe me arrogancë ttale i shpëtojnë ligjit. Kjo duhet të marë fund së pari për hir të shqiptarëve dhe të fëmijëve të tyre, së dyti për hir të ekonoisë dhe së treti por jo e parëndësishme për hir të të ardhmes europiane të vendit.” – u shpreh Basha.

Artikulli paraprak’21 janari, Basha: Diskrediton Ramën dhe Metën! Nëse drejtësia me thërret do të jem në dispozicion
Artikulli tjetërPD Vlorë, Myzafer Elezi ngre shqetësimin e infrastrukturës rrugore