Thirrja e këngëtares: Ju lutem mos i vidhni ndihmat, me sa po kuptoj…

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, është vënë në ndihmë të personave të prekur nga tërmetet që prekën Shqipërinë.
Gjatë ditës së mërkurë, ajo ka bërë vazhdimisht thirrje përmes rrjeteve sociale, për të ndihmuar nevojtarët që janë prekur nga tragjedia e fundit.

Ndërkohë, në një shkrim të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Ronela Hajati ka bërë thirrje që të mos keq shfrytëzohen fondet e mbledhura për ndihmë ndaj banorëve të Thumanës dhe Durrësit.

Këngëtarja gjithashtu shkruan se ka informacion që disa nga gjërat e mbledhura nuk po shkojnë në vende si duhet, ndaj iu bën thirrje qeverisë por edhe personave të caktuar që të mos e shfrytëzojnë këtë rast për të përfituar.

“Jemi bashkuar kaq shume kete rradhe per kete fatkqesi,por organizimi eshte i tmerrshem! Nuk ka nje ekran te shfaqen numra te familjeve qe duan te strehojne, transporti teper i rralle per familjet qe duan te levizin!

Mbase tingellon ashper por ndihmat jane te shumta sa mund te ushqehet nje Shqiperi e tere! Ku po shkojne gjithe keto? Afroheshin njerez te paprekur duke vjedhur batanije e ushqim e nderkohe ka gjithe ata te tjere qe nuk iu ka arritur asgje!

Kane ndohur ne bote katastrofa gjigande natyrore e veprimet dhe ndihma e shpejte kane qene absolute!Ju lutem me dore ne zemer te organizohen veprimet e mos shperdoroni”, ka shkruar Hajati në Instagram.

Artikulli paraprakHaradinaj: 800 shtretër për të prekurit nga tërmeti në Prizren
Artikulli tjetërBasha në Durrës: Të kalojmë këtë situatë tragjike me solidaritet si një familje e madhe