Përplasja, qytetarët mbrojnë bashkinë e Kamzës nga pushtimi i barbarëve

Me pankarta në duar “Kamza blu” “Asnjë hap pas” “Turp Mister 6%” mbështetës të PD-së u vendosën para godinës së bashkisë së Kamzës për të ndaluar hyrjen e Rakip Sulit. I zgjedhur si kryetar bashkie me votat e 30 qershorit Suli bëri betimin në ambientet e shkollës “Hillary Clinton”, ku u bë dhe konstituimi i këshillit bashkiak të Kamëz.

Rakip Suli unis drejt bashkisë por më pas shmangu drejtimin me qëlllim që të mos krijoheshin përplasje.
Nënkryetari i bashkisë së Kamzës, Tomor Kotarja e quajti ilegjitim emërimin e Rakipi Sulit si kryetar bashkie dhe shtoi se uzurpatorët do të marrin përgjigjen e merituar.

“Kryetari i ri i emëruar është ilegjitim. Sot është një ditë e zezë për demokracinë. Paligjshmëria po kthehet në ligj. 30 qershori ishte nul. Xhelal Mziu është në krye të detyrës. Qytetarët nuk e meritojnë këtë farsë. Uzurpatorët do të marrin përgjigjen e merituar” u shpreh Kotarja.

Këshilli bashkiak përbëhet nga 41 anëtarë: 40 anëtarë Aleanca për Shqipërinë Europiane, 1 Bindja Demokratike.
Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla, Ervin Bushati dhe Aldrin Dalipi.

Kryebashkiaku ende në detyrë, Xhelal Mziu insiston se është ende ai kryetari i Bashkisë së Kamzës dhe se nuk do ta lirojë zyrën.
Edhe pse sot në shkollën “Hillary Clinton” konstituohet këshilli i ri bashkiak i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe betohet kryebashkiaku i ri Rakip Suli, Mziu deklaron se do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë.

Sipas tij, më 30 qershor nuk pati zgjedhje të ligjshme. Sipas tij, Rakip Suli nuk përfaqëson askënd pasi në këto votime morën pjesë vetëm 6% të zgjedhësve. ”Vazhdoj funksionin për të cilin jam mandatuar. Zoti Suli përfaqëson një proces farsë ku morën pjesë në votime vetëm 6% të banorëve të Kamzës.

Nuk besoj se pati zgjedhje më 30 qershor. Suli mori 4 herë më pak vota se kandidati i mëparshëm i PS në Kamëz. Ky është një uzurpim i institucioneve, ia kalojnë dhe kohës së Enver Hoxhës. Kemi një qeveri, parlament të një partie. Kush e njeh demokracinë e di se në 30 qershor nuk pati zgjedhje. Do vazhdojë detyrën sot deri në orarin zyrtar dhe nesër në orën 08:00 do kthehem sërish”,-u shpreh Mziu për A2 CNN.

Artikulli paraprakDëshmia për arrestimin e Valdrin Pjetrit në Firence: Po transportonte drogë, s’ka mbaruar shkollën, u dënuan me…
Artikulli tjetërMediat Gjermane: Kriza politike do të thellohet, pak shanse për negociatat në Tetor